• |
ide | kryesore

Verona godet në Parma: derbin italian të shqiptarëve e fiton Kumbulla me golin e një serbi

Sport



Goditje e Veronës në transfertë, që me një gol fantastik të Lazovic në fillim të ndeshjes imponohet në Tardini. Rrëzohet Parma, që në shtëpi vinte nga tre fitore radhazi, por këtë herë vuajti mungesën e qendërsulmuesve të saj. Fitore e Kumbullës në sfidën derbi me Dermakun, edhe pse dy lojtarët bënë një përfaqësim pozitiv.

Në krahasim me ndeshjen me Inter, D’Aversa u detyrua të bënte dy ndryshime. Në fakt, nisi më mirë Verona, me Parmën që dukej se kishte mbetur në dhomat e zhveshjes së San Siro. Triumfi për miqtë erdhi në minutën e 10′, falë një goditje të fuqishme nga jashtë zonës të Lazovic, me topin që përfundoi në trekëndishin e Sepe. Goli i parë me verdheblutë për serbin, por disavantazhi shkundi vendasit, që koleksionojnë raste të panumërta: Gervinho në më shumë raste e Karamoh, që nuk gjetën goditjen fituese. Vetëm se në fund të pjesës së parë, është Sepe që evitoi golin e dytë, duke ndaluar goditjen e Kumbullës në zhvillimet e një goditje këndi.

Parma reagon në rifillimin e lojës, por emilianët jan pa fat në minutën e 49: Kulusevski e Gervinho kombinuan bukur, por e djathta e afrikanit u stampua në traversë. Tentativat e Parmës shtohen dhe në të 71 është Silvestri që shpëtoi si mundi portën në goditjen me kokë, të mbrojtësit tjetër të kombëtares Dermaku, që barazoi rastet me Kumbullën në këtë sfidë, por jo golat e Parmës me Veronën, që del nga transferta me tre pikë të cmuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *