• |
ide | kryesore

Video/ 24 orë në vendin e parë: Lukaku-Lautaro kalojnë me vuajtje Interin në Brescia

F1, Sport, Video



Inter vuan, por fiton 2-1 në Brescia e, në pritje të Juventus-Genoa që do të luhet nesër, ngjitet në krye të klasifikimit. Një pjesë e parë praktikisht pa goditje në portën, por me Inter që merr avantazhin 1-0 falë devijimit të pafat të Cistana, që e bëri të pakapshëm të djathtë e Lautaro nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë Brescia rriti lojën e vuri në vështirësi zikaltrit: Handanovic shpëtoi dy herë Conte në tentativat e Balotelli, me ndërhyrje spektakolare, përpara se Lukaku të shënonte një super gol me të majtën e harkuar, që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierin breshian. U duk një ndeshje e mbaruar, por Brescia nuk hoqi dorë dhe e detyroi Inter të futet në mbrojtje. Një përplasje e pafat e topit tek Skriniar riktheu në lojë skuadrën e Corini, por në minutat e fundit Handanovic nuk duhet të bëjë pritje të tjera.

Fiton Inter dhe shkon me 25 pikë, dy para bardhezinjve që duhet ende të luajnë. Brescia mbetet në zonën e ftohtë të renditjes me 7 pikë, duke lënë pas vetëm Spal dhe Sampdorian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *