• |
ide | kryesore

Zbërthehet telefoni i viktimës së Kavajës, gjenden SMS mes Haxhollit dhe Toçit

Lajme, Të fundit



Kur kanë kaluar 20 ditë nga vrasja e Dritan Haxhollit në Kavajë, Prokuroria vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ende në pranga vijon të jetë Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i cili u arrestua si autor i kësaj vrasjeje.

Prokuroria ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparatet celulare të viktimës dhe autorit dhe zbërthimi i tyre ka hedhur më tepër dritë rreth konfliktit të tyre. Ndryshe nga sa u duk në fillim se vrasja erdhi si një konflikt pasioni që në qendër kishte Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 30-vjeçaren.

Në telefonin e të dyve Prokuroria ka gjetur mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për drogë. Në telefonin e Haxhollit, Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.

Paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Kavajës u thirr Marsida Qatja, pasi pak ditë më para ajo ka folur për median në lidhje me ngjarjen dhe, sipas Prokurorisë, si person që ka dijeni kjo mund të prishë hetimet. Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar që ajo të mos këtë më komunikime me median për rastin. Ndaj 30-vjeçares gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje”, si edhe sekuestrimin e pasaportës në mënyre që të mos dalë jashtë vendit. /Bw



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *