• |
ide | kryesore

Putinistët që klithin për rrezikun rus

1, Ide



Të gjitha nismat e Edi Ramës për ti shpallur luftë ariut rus janë një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij.

Kështu ka ndodhur edhe këtë rradhë kur socialistët po dorëzojnë një rezolutë në parlamentin e kontrolluar prej tyre kundër ndikimit të Moskës në zgjedhje dhe në media (lexoje të plotë këtu)

Eshtë pak të thuash se një nismë e tillë duket qesharake në një vend ku pro amerikanizmi dhe dëshira për Europën kanë trajtat e dogmës religjioze që nuk vihet në diskutim. 

Eshtë absurde të pretendosh se në një mjedis ku mund të etiketohesh si anti amerikan, qoftë edhe po nuk re dakord me një politikë të një administrate të caktuar, apo qoftë po përqeshe një deklartatë të ambasadës lokale; pra, në një ambjent ku edhe po shtrove pyetjen naive: “a është destinacioni ynë i pakthyeshëm Brukseli”, të shohin si UFO, s’ka shanc të zërë rrënjë fara e mbjellë nga Moska.

Duhet thënë troç: Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të rajonit tonë, nuk ka shkaqe për alarm nga rreziku rus.

Por, fakti është se tre katër vitet e fundit pushteti po e bën këtë lojë sa herë gjendet në vështirësi.

 Ajo filloi të artikulohet më me forcë që kur opozita ndërmori aksionin e fortë me ngritjen e çadrës. 

Ajo u shpu në absurd, kur propaganda e Rilindjes, në vend që të merrej me shkeljen apo jo të ligjit për financimin e partive nga Lulzim Basha, për të paguar lobistët e tij në Uashington, krijonte tymnajën e njerëzve të Kremlinit, që fshiheshin pas llogarive off shore.

Skema qe gjithnjë naive. Zakonisht gjendej ndonjë reporter palaço i ndonjë televizioni kombëtar, i cili pa fakte apo prova raportonte për shqetësimin e shërbimit sekret për rrezikun rus, dhe pastaj pandehma e hedhur në treg i shtrohej Ramës në formën e pyetjes, duke i lënë kryeministrit mundësinë të aludonte se dihet që Moska nuk e do zgjerimin e NATO-s dhe BE.

Në raste të tjera, debati hapej pas sjelljes prej servili të zellshëm apo aleati të bindur, që Tirana zyrtare tregon ndaj vendeve të mëdha perendimore. Rasti flagrant i agjentit të dyfishtë rus, Sergey Skripal, i cili u helmua në Londër së bashku me bijën e tij, u shoqërua me dëbime masive diplomatësh nga Shba, Anglia, Kanadajë e disa vende të BE. Pas nuk mbeti as qeveria Rama, e cila zbuloi dy agjentë të rrezikshëm rusë në Tiranë.

Episodi më grotesk është ai i momentit kur pas djegjes së mandateve të opozitës në kuvend, PS organizoi një fushatë masive dorëzimi tesrash të anëtarëve të LSI-së. Dhe teksti që u ishte shkruar në zyrat e Rilindjes, atyre derdimenëve barrkderrë e kokëtrashë, që i ishin bashkuar Ilirit e Monikës për të bërë ndonjë plaçkë, qe: “po largohemi nga LSI, se ajo i shërben interesave ruse”.

Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se sa banale është retorika me frikën e rrezikut rus në Tiranë. Kjo çështje shpesh herë serioze dhe me peshë për vendet tona fqinje, këtu është banalizuar në një thashethem kafenesh për politikat e ditës. 

Dhe natyrisht ajo ka arsyen e saj. E cila ndryshe nga sa është thënë, nuk ka të bëjë as vetëm me demonizimin e opozitës dhe as vetëm me një shantazh të butë që Tirana mund ti bëjë aleatëve të saj perendimorë. 

Mbi të gjitha ajo po përdoret për të maskuar modelin e pushtetit që po ushtrohet në Tiranë. Mjafton të lexosh tekstin e projekt rrezolutës të paraqitur në kuvend për të kuptuar më shumë. 

Aty në disa paragrafë me radhë theksohet se ndërhyrja ruse rrezikon të polarizojë opinionin, të shtojë gjuhën e urrejtjes, të minojë demokracinë, të zbehë besimin në proceset demokratike,  të dëmtojë liritë e të drejtat e njeriut, e kështu me radhë. 

Po ti analizosh ato, janë të gjitha karakteristika që i prekim përditë, e që të bëjnë të mendosh se virusi i Moskës, tashmë e paska infektuar krejtësisht qeverisjen e Tiranës. 

Në fakt ato janë shenja të regjimeve iliberale kudo në Europë. Pikërisht të atyre regjimeve nga Budapesti në Varshavë, që dhunojnë opozitën, nëpërkëmbin drejtësinë, akumulojnë pushtetin ekonomik dhe ndrydhin atë mediatik. Janë pikërisht këto vende të ish lindjes komuniste, që ngjajnë sot më shumë me modelin putinian të drejtimit, sesa me shembujt që na vijnë nga perëndimi. 

Në krahasimin mes dy tipologjive, ajo që ka bërë Rama në Shqipëri i ngjan më shumë të parës sesa së dytës. 

Por, ndryshe nga Orbani, apo Kazinski kryeministri ynë trembet ta shprehë hapur këtë. Ai do të shfaqet 100% pro perendimor. 

Për këtë ai bën rezoluta ku bërtet që mos prekemi nga virusi rus. Për këtë ai propogandon rrezikun që vjen nga Moska. 

Në këtë kuptim, ai i ngjan hajdutit që klith: kapeni hajdutin. 

Prandaj sa herë e dëgjojmë Edi Ramën ti shpallë luftë ariut rus duhet të shohim pas saj, një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Artikull i mire menduar dhe mendje mbushes por siq thot Shkodrani (me ke e ke more zot) ky gomari drogmen km i ngaterron te tjeret me veten. Lere me zagaret e vet qe i ka pas vetes jan tamam si ata zagaret qe u ka ren leshi i shpines dhe vrapojn si te droguar pa adres.

  2. Ndryshe nga c’duan besojme, pro-amerikanizmi i shqiptareve eshte me teper mit se realitet. Eshte me shume konformim me qendrimin qe mban ai qe kane mbi krye. Nese nje dite te bukur, ai qe kane mbi krye do te deklaronte se amerika eshte evil encarnated, te njejtin mendim do te ndanin pa diskutim edhe turma.

  3. Kur Franca tha JO per Shqiperine menjehere del Rusia e vjeter dhe e re.Aleanca Ruso -Franco eshte shume e vjeter,Rusia kurre nuk na ka dashur .Shqiptaret nga natyra jane me veten e tyre dhe me asnje te huaj,por ne kete rast rreziku Rus eshte present me putinizmin,por Europa na shtyn vehte drejt lindjes se prishet ballanca.Kot lodheni me teorira sume,Shqiperia eshte kaq e vogel ne saje te Europes dhe Rusise.

  4. Me kete rezolute keta tregojne se Jane ndyresira ,mashtruesa ,e kethyer parlamentin ne llogje kavaje .Para ardhessja e partire socialiste eshte formuar nga sllavet che simendoni se keta Jane antisllave? .Babaji i krye M …… ka studiuar ne rusi e mund te kete ndonje vella rus qe do te thote se kryeM….. dhe shume te tjer ne partin socialiste e Kam ne gen dashurin per Rusin dhe Putinin

  5. NJERIU I RI KETA THON SI AJO KURVA QE KISHTE BER CA KOPILA DHE I THOT NENES SE SAJ MA BAJ PAK KOPILIN QE TI THEM ASAJ KOPILAMADHES PRA SHOQES SE VET KESHT E ASHTU KETA ATE QE BEJNE VET JA MBESHTESIN TJETRIT KETA TE VRASIN NATEN DHE TE QAJNE DITEN KETA MASHTRIMIN E KANE NE GJAK KE JANE PREJ ATYRE QE CDO TE MIRE E BEJTN KETA DHE CDO TE KEQE E BEJNE TE TJERET KETA THONE QE NE KRIJUAM SHQIPERIN KRIJUAM NJERIUN SHTETIN DHE CDO GJE NIS ME KETA DHE PERFUNDON ME KETA DHE SA TE KENE KETE POPULL LE TI JAPIN.

  6. Kryeministri dhe banda e”rilindjes”kan kllonuar instiktet e gangsterave ,sulmojn aty ku jan permutur vete,
    per te parandaluar akuzat.
    P.sh,nese Edvin Escobar D’Rama alarmon policine per “kapjen” droges,por nuk kapet asgje,
    eshte 100% e sigurte,droga eshte magazinuar ne Kryeministri,por dikush eshte fajesuar ama,qe mjafton
    per tre Dit,sa te mbaroi çudia.U vra Artan Santo ne mes te Tiranes,u bë zhurme qe u kap autori,dhe ra qetesi,
    se Shteti e kap lepurin me qerre.Por i akuzuari u lirua se kishte si alibi kamerat e dyqanit ne Katundin e vet.
    U mbyll çeshtja,askush nuk foli më per këtë vrasje mafioze,sikur asgje nuk kishte ndodhur!Natyrisht qe mbrapa krimit qendron Mafia”rilindase”.

  7. Keta, qe dikur trembnin popullin me gogolin amerikan, sot po perdorin me tinezi ;;gogolin rus, pra,,, a kemi te bejme me nje politike rreshqitese e tia fusim, kujt tia fusim apo jemi ne realitet, ku asnje mendim pro rus nuk egziston ne popull, por vetem deshira,,,Ta bejme Shqiperine si europa,, e te shkojme drejt saj. Me keta trashegimtare, me mbeturina kuqalesh, me filozofine e mashtrimit te perfaqesueseve europiane, nuk e meritojme europen, por kjo s;do te thote se jemi pro rusise,,,kurre. Por manovrat, lojrat, e perbetimet e ketyre qe na drejtojne, tregojne se me se shumti keta po e ngacmojne vete politiken ruse ne drejtimin tone, e sikur i thone hapur,, qe me qe s;na pranon europa, ejani ju, kete kane ne mendjen e erret keta mafize te pushtetit tone, sepse vijne nga ndryshku komunist, e duan ta oksidojne edhe shoqerine shqiptare me te shkuarat e baballareve te tyre, por kjo s;ka per te ndodhe, sepse u doli kallaisja e po e tregojne hapur se me c;fare metodash politike e ekonomike po e drejtojne kete pushtet te vjedhur nga te gjitha anet.

  8. Kam pershtypjen qe kete radhe eshte nje manover e bute kercenuede per BE,te ciles i thuhet: Ruset jane verdalle dhe te interesuar, sot po bejme rezolute per t’i denoncuar, neser mund ta bejme per t’i pranuar. Nuk eshte hera e pare qe rama luan me kete gje. Sa per opoziten, nuk do me vinte keq fare po te ndikohej nga radikalizmi i Navalnit, sepse Putinin e kemi tashme ne krye.

  9. Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se ka edhe në Shqipëri njëfarë nostalgjie të vjetër “bollshevike” për rusët, apo më saktë për modelin stalinist të diktaturës komuniste , kurse për Putinin mund të jenë vetëm ca minoritarë sllavë .

    Më i sinqerti nga socialistët , u tregua Majko kur pranoi publikisht, se ne si komunistë kemi qenë dikur të “dashuruar” me rusët, në kohën kur filloi fushata qesharake për të akuzuar për këtë PD, si parti e djathtë që paskej lobuar në SHBA me paratë e biznesmenëve rusë ??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *