• |
ide | kryesore

Arrestohet hajduti i portofolave, “tmerri” i linjës së “Tiranës së Re”

Lajme, Të fundit



Një person është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi vidhnin portofola në linjat e autobusëve në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale M. Xh., 42 vjeç, të ndaluar dhe V. J., 65 vjeç, të shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, hajdutët janë pikasur nga qytetarët në vjedhjet që iu kanë bërë nëpër urbane.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Njoftim/Tiranë

Operacion policor i koduar “Stacioni i fundit”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.3.

Operacioni për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të portofolëve në linjat e autobusëve urban të Tiranës

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 5 raste të vjedhjes së portofolave.

Në pranga një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga shqetësimet dhe kallzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusat e linjës urbane të “Tiranës së Re”, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

– M. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).

Në sajë të materialeve të administruara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolave:

– Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *