• |
ide | kryesore

Të gjitha frikërat e një Brexit-i pa marrëveshje

Arkiva, Kryesore, Planet



Një dalje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të ishte obsioni më i padëshiruar nga të gjithë për divorcin e mbretërisë ishullore nga unionit kontinental.

Për këtë arsye, Bashkimi Europian, pra të gjithë vendet anëtare, kanë miratuar zyrtarisht një zgjatje “fleksibël” të afatit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian deri më 31 janar të vitit 2020. Më herët ishte vendosur që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja më 31 tetor.

Kjo zgjatje “fleksibël” e afatit nënkupton se Britania mund të largohet nga BE-ja më herët nga data e caktuar nëse ratifikon marrëveshjen e rishqyrtuar të kryeministrit britanik, Boris Johnson, në një datë më të hershme se afati i 31 janarit.

Çfarë është Brexit-i pa marrëveshje? 

Në një skenar pa marrëveshje, Mbretëria e Bashkuar do të linte menjëherë Bashkimin Evropian pa asnjë marrëveshje në lidhje me procesin e “divorcit”.

Mbretëria e Bashkuar do të linte menjëherë marrëveshjet e tregut të përbashkët europian dhe të bashkimit doganor të krijuar për të ndihmuar tregtinë midis vendeve të BE-së duke eleminuar kontrollet dhe tarifat (taksat mbi importet).

Dalja pa marrëveshje nënkupton gjithashtu largimin e menjëhershëm të Britanisë nga institucionet e BE-së, siç janë Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe Europol, organi i saj i zbatimit të ligjit.

Anëtarësimi tek trupi europian që vendos rregullat mbi gjithçka, nga ilaçet deri tek markat tregtare, do të përfundonte për Britaninë e Madhe.

Gjithashtu, vendi nuk do të duhet të kontribuojë më në buxhetin e BE, aktualisht rreth 9 miliardë paund në vit, shkruan Lapsi.al.

Çfarë do të thoshte për tregtinë një Brexit pa marrëveshje? 

Në skenarin e Brexit-it pa marrëveshje, nuk do të kishte kohë për të sjellë një marrëveshje tregtare mes unionit dhe mbretërisë.

Tregtia fillimisht do të duhej të ishte me kushte të përcaktuara nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), një agjenci me 162 vende anëtare.

Nëse kjo do të ndodh, atëherë për mallrat e bizneseve angleze që do dërgohen në vendet e BE-së do të aplikohet një tarifë tjetër më e madhe, që i shqetëson kompanitë e mbretërisë pasi çmimi i produkteve të tyre do të ngrihet dhe kjo do ti bëjë shumë më pak kompetitivë në tregjet e mëdha të unionit europian.

Tregtimi me termat e OBT-së do të nënkuptonte gjithashtu kontrolle kufitare për mallrat, të cilat mund të shkaktojnë telashe me trafikun në porte.

Dalja pa marrëveshje do të thoshte gjithashtu që industria e shërbimeve në Mbretërinë e Bashkuar do të humbte aksesin e garantuar në tregun e përbashkët të BE-së.

Kjo do t’i prekte të gjithë, nga bankierët dhe avokatët, e nga muzikantët deri tek kuzhinierët.

Çfarë do të ndodh me kufirin irlandez? 

Askush nuk e di se çfarë do të ndodh në kufirin irlandez nëse do të ketë një Brexit pa marrëveshje.

Në teori, kontrollet kufitare do të nevojiten sapo Mbretëria e Bashkuar të largohet nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor.

Sidoqoftë, as qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ato irlandeze nuk kanë thënë se janë të gatshëm të instalojnë poste kufitare.

Po në lidhje me ‘faturën e divorcit’? 

Mbështetësit e daljes pa marrëveshje thonë se Mbretëria e Bashkuar mund të shmangë pagimin e marrëveshjes së divorcit të rënë dakord nga qeveria e Theresa May. Bëhet fjalë për rreth 33 miliardë paund.

Por nëse Mbretëria e Bashkuar refuzon të paguajë ka një mundësi që të përfundojë në një gjykatë ndërkombëtare.

Edhe nëse nuk do të kishte pasoja juridike, refuzimi për të paguar mund të nënkuptojë pasoja politike. Mund të zvogëlohen shanset e mbretërisë për të siguruar një marrëveshje tregtare me BE-në në të ardhmen.

Çfarë do të thotë për individët? 

Individët mund të preken në shumë mënyra, shkruan Lapsi.al.

Për shembull, nëse paundi britanik bie ndjeshëm në përgjigje të Brexit-it pa marrëveshje dhe ka vonesa të konsiderueshme në porte, mund të ndikohet çmimi dhe disponueshmëria e disa ushqimeve.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për mungesat e mundshme të ilaçeve.

Qytetarët e BE-së në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëjnë kërkesë për statusin e rezidentit, duke i lejuar ata të qëndrojnë edhe në rast të daljes pa marrëveshje.

Mërgimtarët anglezë në BE këshillohen të regjistrohen si banorë të vendit ku ata jetojnë, megjithëse asnjë marrëveshje nuk mund ta vështirësonte lëvizjen përtej kufijve.

Udhëtimi me kafshët shtëpiake do të bëhet më i komplikuar dhe i shtrenjtë.

Kartat Europiane të Sigurimeve Shëndetësore (EHIC) do të ishin të pavlefshme pas një Brexit-i pa marrëveshje.

‘Skenari i errët’ 

Shumica e ekonomistëve dhe grupeve të biznesit besojnë se dalja pa marrëveshje do të shkaktonte dëm ekonomik.

Për shembull, Zyra për Përgjegjësi Buxhetore – e cila ofron një analizë të pavarur të financave publike të Mbretërisë së Bashkuar – beson se një dalje pa marrëveshje do të shkaktonte një recesion ekonomik në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të qetësuar disa nga ndikimet, qeveria po shikon se çfarë mund të ndodh në një skenar të këtillë të errët. Bëhet fjalë për:

-vonesat në kufi

-kontrollet e shtuara të imigracionit

-më pak ushqim në dispozicion

-rritje të mundshme të çmimeve për shërbimet, ushqimin dhe karburantin

Miliarda paund janë derdhur nga qeveria e Theresa May dhe po vazhdojnë nga Boris Johnson për t’i paraprirë dëmeve që mund të sjellë një skenar i errët i daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Bizneset janë inkurajuar të përgatiten duke grumbulluar mallra stok në rast se furnizimet ndërpriten.

Kur nisi Brexit 

Referendumi nëse Britania e Madhe do të mbetet ose do të largohet nga Bashkimi Europian u zhvillua në 23 qershor të vitit 2016.

Votimi rezultoi në 16.1 milionë vota për të qëndruar dhe 17.4 milionë vota për t’u larguar, ose në terma përqindje, 51.8% dhe 48.1%.

Kjo do të thotë se kanë kaluar tre vjet e katër muaj nga referendumi fillestar.

Edhe pse votimi u zhvillua në qershor të 2016-s, u deshën nëntë muaj para se kryeministrja e atëhershme Theresa May të niste procesin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar.

Cila ishte data origjinale e Brexit-it? 

Fillimisht Britania e Madhe ishte menduar të largohej nga Bashkimi Europian në orën 11:00 në 29 Mars të këtij viti.

Data u vendos për herë të parë, pasi Theresa May nisi procesin e daljes nga BE më 29 Mars 2017. Periudha e negociatave fillimisht ishte menduar të zgjasë për dy vjet, prandaj pritej që më 29 mars të këtij viti Britania të ishte larguar përfundimisht nga unioni.

Sidoqoftë, kjo datë u shty pasi May nuk ishte në gjendje të merrte OK nga parlamenti, për marrëveshjen që ajo me qeverinë e saj kishin përgatitur. Tre herë u refuzua në parlament marrëveshja e May.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar fillimisht u shty me vetëm dy javë deri në 12 prill, për t’i dhënë kohë Theresa May-t që të kalonte marrëveshjen e saj në parlament. Por, edhe kjo përpjekje dështoi, duke detyruar BE-në që do një marrëveshje me mbretërinë që të zgjaste afatin deri më 31 tetor.

Duke qenë se në Britaninë e Madhe palët nuk po ndajnë ende se çfarë marrëveshje duan të mbështesin për t’u ulur në tryezë me BE-në, unioni vendosi të japë një afat të ri.

Zgjatja e re i jep Mbretërisë së Bashkuar kohë deri më 31 janar 2020 për t’u larguar nga BE. Gjithçka për të shmangur një divorc pa marrëveshje.

Përgatiti ©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. gjerat e rendesishme per te kuptuar,njerzimi sot ,nga vecorit e perbashketa si krijesa,kemi nje krijues te perbashket jemi krijesa te njejta nga I njejti sistem krijimi funksioni mundesish,,qe kalojme te gjith disa faza zhvillimin nga krijuesi gjithsise drejt krijuesit gjithesise ,per te gjith ka nje system funksioni dobish per gjitha krijesat,te gjith nga ne lindim te dobet,paditur per ardhmerin ton ,por zoti mallerishem ,nuk I la njerzit pa dituri ullzim ,meshir ,,,/ne ullzimin e tije kuran dhe synet do gjejme ajete dhe hadithe mbi diturin ,kemi nje hadith rreth edutates se femijeve ,ne barkun e nenes,shkencerisht ne javen e 6,7 te zhtatzanis ,femija bashkvepron me mendimet dhe veprimet e semes ,gruaja keshillohet per lexim kurani mendime fjale dhe vepra te mira,ku pikerisht sepse I sherben edukates se femijes ndjeshmerise per moralin e mire ,lind pyetja ne bate ashtu si u vlersu formimi njerzore te planifikuar ne gjitha sistemet e organizimit jetes shoqerore ,sa u fut ne planifikim kjo faze vendimtare prioriteti te brezave ndjeshmeria e edukates mire ,natyraliteti njerzore,e verteta,o,faktikisht jeta u planifikua dhe disiplinua mbi baza interesi ,ku tani sapo ra interesi ra disiplina dhe mungesa ndergjegjes vlerave nxjerr troc te gjith,ashtu si jan formuar interesin antivleren ,te gjith kunder njeri tjetrit,armiq,ku jane ne te njejten linje njerzore ne princip don sejcili te drejten e tije dhe nuk pranon padrejtesi ti behet ndersa padrejtesi I bejne njeri tjetrit,dhe ,sejcili mbetet peng I ndeshkimit prej saj,pse vjen kjo nga pa ndjeshmeria ne imunitetin e tyre ,sipas gjuhes fese kur njeriu ben mekate zoti ja mbyll vulos zemren vdes ate quhen zemra te vdekura edhe pse jan gjall dhe jetojne ,e si gjallerohen keto zemra,sipas ajeteve dhe haditheve profetik,pendimi njeriun e zbut ,dhe afron ne meshiren e krijuesit tije ,largimi nga gjithcka zoti ka ndalu ,dhe afrimi me ate qe zoti mallerishem ka urdheru ,kete me se miri ua qartesojne dietaret e fese, rezultatin e ka 100per 100 nje rast ne amerik krimineleve ju sollen dietare islam ne burg dhe ndryshuan krejtesisht kjo eshte fuqija e ati qe krijij gjitjsin ne menyre te persosur qe funksionon vetem sipas ligjit tije ku tan ndjehen mir dhe si bie krenaria askujt respect per te gjith keto ishin disa mendime qe ju sherbejne atyre qe kerkojne zgjillje afatgjat mbasi njeriu as nuk eshte I pagabueshem dhe as I pandreqeshem as I pademshem dhe as I padobishem por ne baze te rregullit te duhur behet vetem I dobishem

  2. anglzet nuk jan si qelbesirat e edirames te cilet mut edvini,baba taku,ruqi e ballae shto dhe lesh negjmije hajn e keta monstra mbajn.anglezet i qerojn bythen johnson si tereza meit.tani rrasni gr.malok,astrit etj qenefer stalini,

  3. beta njerzore eshte e ndare ne mendime fjale dhe vepra sejcili sipas deshires eshte e drejt e tije ,por vin nga I njejti burim ,qe duhet ta kuptojne pranojne respektojne mbrojne,bota njerzore ka ego un epsh te mall per pushtet lle para,ku sikur njerit ti jepet toka me pasurit e saje nuk ngopet po per kaq banore sa ka me ket ego te malle nuk mjafton as gjithesia,le ta pyesim veten ,sikur gjith te cohemi te bejme cfar te duam qe me veten familjen shoqerin krijesat njeritjetrin per te plotsuar deshirat tekat cfar ndoll ,bota zhduket automatikisht,,po nese behemi grupe I forti kunder te dobtit ,perseri e njejta gje ndoll spsegimi me pas ,po nese mbahen te dobtit ne shkatrrim presion edhe kjo sikur 7miljard njerz apo me shum sa jan ti bejme skllever te njerit, ti rrethojme apo vendosim pranga ne duar dhe punojne si skllever per njerin ,perseri nuk do funksionojne, arsyet jan faktet fetare shkencore dhe praktike po ti lexoni ,fetare pas dyzet ditesh ne barkun e nenes gruas shtatzene ,shkojne kater melek engjej ,dhe fusin shpirtin ne trup bejn percaktimet rrisqet ,fjala rrisk eshte disa llojesh ,por po ndalem ne ate qe eshte me I malli qe eshte si mundesi drejtim fuqi per dicka ne nje drejtim te caktuarqe shkencerisht e qeuajm aftesi qe don formim edukat dhe zhvillim qe praktikisht jan ndertuar keto struktura shkolla institu cione qe rendimenti tyre jan zhvillimi fabrika uzina teknologjia,njeriu nuk mund ti zhvillojne aftesit nen presion terror luft,dhe ne si njerez kur planifikojme te keqen izolojme vrasim presim akuzojme shkatrrojme gjitha nivelet njerzore kudo keto rrisqe dobi zgjillje njerzimit do ti mungojne,dhe vendin e tyre e zene problemet shkencerisht jeta gjitha gjallesave funksionon me rregull mas drejtesi hak lle kur prishet ky rregull ,pamundesia jon per te qen krijues zgjilljesh sepse eshte cilsi e krijuesit,krijesave ,ne si njerez gjindemi perball gjitha sfidave,duke na mbetur si zgjillje ose rruga e paqes shpetimit ose rruga ferrit e humbjes ne fakt paqen per vete e duam te gjith por harrojm se paqa funksionon ja si duam ne te kemi ne paqe dhe tjeret vdekkje luft shkatrrim por paqe per te gjith se vetem keshtu funksionojne domosdoshmerit ,qartesia gjalleria zgjilljet siguria shpresa per jet ne toke aq sa deshiron ai qe e ka krijuar

  4. e verteta tregon qe ka nje zot qe ka gjitha cilsit ka kriju gjithcka sipas vullnetit tije, ku njerezve ju dergoj shpallje koh pas kohe deri ne permblelljen e gjithave kurane dhe synet keta jan fakte fetare historike dhe praktike ,keta nuk duhet paragjykuar nga askush mbi siperfaqen e tokes jan te zotit ne na mbetet vetem ti rrespektojme, ne nuk duhet te paragjykojme gabimet njerzore nder shekuj apo qe kan kaluar sepse ato jan ne doren e meshires zotit ,ne te gjitheve na mbetet te respektojme dinjitetin njerzore,te drejtat lirit ,dhe bashkjetojme ne natyralitetin tone hyjnore ne mendime fjale lle shprehje ,ta kuptojme ate ne aspektin fetare shken core dhe praktik dhe mbajme raporte te mira ndernjerzore perms marrveshjeve ,me drejtesi hak ne gjitha detajet,per nevojat zgjilljet apo me gjere duke kuptuar shkall shkall me thelle domosdoshmerit ne zhvillimin e vet nuk eshte e llues te shfaqim antivleren si vler ne menyre te ndersjellte ndaj njeri tjetrit ,edhe vleren e ben antivlere kur njerzit krenohen me te dhe ulin tjeret duke qen njerz por te krijuar me nje sistem dobesie I cili ka nevoje gjat gjith jetes per formim edukat kujtes dhe keto nuk trajtohen ne menyre te ndersjellte perms gjuhes krenaris urrejtjes hakmarrjes ,por gjuhes meshires faljes tolerances ndihmeses hakut per ti sherbyer qellimit per te cilin u krijuam sejcili sipas mundesis nivelit pozicionit me besimin e tije mbasi eshte domosdoshmeri, per te gjith mbasi gjith krijesat u krijuan si ndihmese dhe plotesuese ne dobi te njera tjetres ne dobin e zinxhirit funksionit vet,por as ne si njerez nuk jemi te vecuar as ne krijim as ne ullzim dhe as praktikisht nga ky rregull funksioni ne dimension ,por nga pesimizmi per te kaluar ne optimizem ,nga urrejtja ne meshir nga lufta ne paqe nga problemet ne zgjillje, elita qe sot planifikon orienton kontrollon dhe menaxhon boten ka nevoje per nje studim fetar shkencor dhe praktik ku faktet e zhvillimeve analizave te gjitha llojeve gjitha nivelet I kan mbi tavolin nuk ju mungojne,ceshtja eshte nuk duhet te zbres ne popull urrejtja nderfetare askun por duhet kete ligje disiplinuese ndaluese dhe metoda propaganduese afruese,dhe keshtu gjitha ceshtjet qe I kontribojne zhvillimit te mires ne nje ambjen shum angazhimesh ne deshira ,dhe po aq shum te domosdoshme vlerat per perfshirje ne kontribut ne menyre te ndersjellte me njeri tjetrin si domosdoshmeri,qe do te thot qart te verteten e tha zoti per te miren tende ,shpetimin tend pastrimin e shpirtit allurimin e tije dhe disiplinimin frenimin e egos perms ligjit interesin zhvilloje Brenda afsive dhe suksesin do ta gjesh tek vlerat pastaj se ke adhuron eshte ceshtja jote por obligim I shoqeris prej zotit eshte haku per gjith cka ndaj teje,dhe ne menyre te ndersjellt

  5. cdo popull ka ullheqe struktura ku mbi to vendos politika ligje qe quhen sisteme organizim te jetes shoqerore,te nje vendi,keto struktura tashme jan ngritur, dhe funksionojne si nje organizem njeriu ,per vet njeriun e pushtetshem drejtuese ,perms interesit [cfar sjell interesi interesi nje pale per dicka sjell padrejtesi per palet tjera ,duke cuar palet ne konflikt interesi perplasje]kjo form tashme quhet e deshtuar perderi sa krimin korrupsionin padrejtesin e kemi ne burim politik ligje veprime,,ketu strokturat e organizimit jetes jan adekuate por mungojn livizje thelbesore nga lart poshte dhe nga poshte lart,levizja qe sherben si leva akilit,per zgjillje problem eshte ,te burimi krimit,grup fetar shkencor dhe ligjore I vendosur me ligj per analizimin e shkakut krimit,ne burim ,dhe keta gjith bashke te japin mendimin per formulimin e ligjit,rregullues,qe nuk sjell krim fetarisht shkencerisht dhe praktikisht ,pak vler ka sa denohet krimineli sa ka rendesi te konstatohet dhe mbyllet burimi krimit ligji ku nese eshte I qellimeshem shkarkohen gjith ato qe e kan miratuar nga detyra dhe sipas demit ndeshkohen ,dhe zevendesohen me pretendues me te vlefshem keti grupi duhet ti jepet e drejta e formulimit ligjit si ndalues krimi dhe cohet per tu rregjistruar si ligj zbatimi kurse funksioni ligjvenesve mbetet ecuri nga posht kontroll vendimarres vetem keshtu ne menyre ligjore mund te rregullohet nje popull

  6. sot domosdoshmerit nga te gjith kerkojne disa kritere qe te arrihen ,vlersimi ralitetit ,largimi nga burimet qe sjellin probleme dhe pershtatja me dobit zgjilljet ku kerkohet kontributi dhe ndihmesa ne menyre te ndersijellt sejcili sipas besimit vleres nivelit mundesis pa paragjykuar njeri tjetrin ,ndikuar padrejtesi ,por dobi,per te kuptuar keshtu dhe ven ,nje normalitet me vijim permirsimin dobit nuk vin nga grupimet ,planet qellimet egoja pushtetit paras ,por ne pergjithsi vetem nga rregulli masa drejtesija haku ,kjo eshte vula zgjilljeve qe duhet te perpiqemi ta kuptojme te gjith qe ne kete vije gjat zhvillimit vet vjen duke u rregullu gjithcka nuk ka dobi per ne te shohin eciklopedin profetike cfar ka ndollur dhe cfar do ndolle sipas shenjave ,keto do ndolli padiskutim eshte percaktim I zotit,ceshtja eshte tek deshirat rregullat funksioni mundesit tjeter formul zgjillje ,ku sejcili don jeten te drejten hakun per vete dhe padrejtesin nuk pranon ti behet ndersa padrejtesi ju ben tjereve padrejtesia ndeshkohet ,ateher ketu mbetet bindja ne domosdoshmerit ,ne fush praktike raliteti prish raportet ne fushen shkencore dhe pse jo fetare qe eshte burimore,dhe kuptohet qarte ne tri drejtimet qedomosdoshmeri eshte me politika ligje veprime qe e drejta haku sejcili se e don per vete si I forti dhe anasjelltas te jet per te gjith ne gjitha menyrat e sistemit te organizimit te funksionit menaxhimit dhe kontrollit jetes ne toke te pranuar per te gjith,,kjo eshte nje ane ,tjetra eshte te mos gjerat ne renditjen e shvillimit ti mendojme flasim dhe veprojme mbi bazen e dobis nevojes zgjilljes,me drejtesi hak jo te nxisim mbi bazen e asaj qe ska ndollur ku sejcila qe ka ndolle po ndolle apo do ndolle eshte percaktim I te mallit zot jeta eshte sprov per ne ku humbim ose fitojme me angazhimin tone ku veprat e mira sipas ullzimit zotit shperblehen dhe veprat e ndaluara ndeshkohen ,ne te gjith kemi nje linje ndjenjash menyre funksioni nje system krijimi duam te miren paqen fillim dhe mbarim dhe urrejm luften padrejtesin fillim dhe mbarim kjo eshte esenca,le ti sherbejme kesaj te gjith si thot I malli zot ti sherbejme cdo gjeje qe I sherben te mires dobis moment pas momenti,dhe te jeni te sigurt se dobi miresi shperblim do ket ne mezin njerzor ,edhe pse zoti ka percaktimet e tije ato I zgjaton me meshiren e tije pershkak te angazhimit njerzore ne dobi,allurim ndaj tije dhe miresi,zoti mallerishem nuk ndeshkon ato qe bejne si thot ai ,se ka thenie profetike qe thot edhe nese te thot dikush sot bahet qameti ,nese ke ndonje pem ne dore mbille,,,,,/kuptimi eshte I thjeshte,qe I malli zot ne shpalljet e tije urdheron miresit nga fillimi deri ne fundin e botes,nuk urdheron qe te merremi me ngjarje ,qe skan ndollur ,se keto bejne shkatrrimin njerzore pa nevoje,por kur ndollin ka ullzimin perkates,sot nuk eshte e nevojshme te mendojme cfar ndoll neser neser ndoshta me urdher te zotit vdesim gjith,sot te mendojm per sot me renditje dobie angazhim dobish qe te perfitojme shperblime ne mund te mendojme sikur jetojme 100vjet por duhet te mendojme qe mund te vdesim edhe neser por sa te kemi kohmarrje fryme duhet te perqendrohemi vetem tek e verteta pa humbur kohe meditim praktikim dobi,,sejcili sipas ullzimit zotit eshte peng I mendimit fjales dhe vepres tije ,ku tashme gjitheve se cfar eshte e ndaluar si e demeshme per ne dhe cfar na eshte lejuar si e dobishme per ne ,ku mungon vetem meditimi, dhe praktikimi angazhimi ku sipas angazhimit ne sasi do marrim shperblimin ne vecanti ose pergjithesi nese heshtin te miret kur zhvillohet e keqa apo ne vecanti sejcili per punen e mir qe angazhohet pse ne I bejme njeritjetrit padrejtesi zoti si ben padrejtesi askujt, fakti nga drejtesia rregulli masa funksionojne gjalleria jetes ne toke sot njerzimi I ka gjitha mundesit per angazhim te mire dhe dobishem perderi sa I malli zot I ka mundesuar gjitha burimet ,pse njerzit zduan ta pranojne nuk angazhohen apo nuk binden eshte ceshtje tyre,komentet ishin kujtes njerzore per dobi,per ato qe jan te interesuar ti kontribojne dobis ftohen per mesazhin e dobishem nder njeres per vlersimin e dobive un falnderoj te mallin zot qe me mundesoj te kuptoj dicka nga e verteta nga dallushmeria shenjave te zhvillimit dhe ket dobi dhe si mendime te dobisheme per mundesit qe kam perms fjales se lire tua paraqes te interesuarve te ketyre fushave qe tu kontribuoj sadopak si dobi ne ndikimi e tyre ne jeten shoqerore si dobi nje linje e perbashket per gjinin njerzore si zgjillje me mundesi per te gjith si qartesi gjalleri zgjillje siguri paqe shpres shpetim faleminderit ju te internetit per mundesin respect per lexuesit zoti ju llasht sukses kerkuesve te dijes dhe praktikuesve te saj respect per te gjith nese diku nga shpejtesia e mendimit dhe te shkruajturit ka ndonje gabim ju kerkoj ndjese nuk eshte me dashje qellimi eshte miresi ftoheni ne permirsim kush din me mire bukur dhe me rregull respect per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *