• |
ide | kryesore

Emery shkarkon Xhakën e zgjedh kapitenin e ri: “Është i shkatërruar, duhet rikuperuar si qenie njerëzore”

Sport



Nëse dikush do të kishte shkruar një libër për kaosin që po mbretëron tek Arsenal, ndoshta nuk do të kishte fantazinë që po tregon realiteti. Cështja Xhaka, me kapitenin e Gunners që doli nga fusha kundër Crystal Palace duke fyer tifozët, po merr përmasa që ti quash të papritura është pak. Emery, si bën të ditur The Sun, ka folur në konferencë shtypi duke patur kujdes të saktësonte disa gjëra në lidhje me situatën…

XHAKA – Shqiptari i Zvicrës është goditur shumë psikologjikisht nga e gjithë ngjarja e mungesa e tij në Anfield është pjesë e planit të spanjollit për të tentuar të mos e precipitojë më tepër situatën. “Para së gjithash duhet ta rikuperojmë, jo aq si lojtar, se si qenie njerëzore. Nuk është e thjeshtë, as për të as për skuadrën. Tani është i shkatërruar, i trishtuar. Folëm të dielën në mbrëmje, dje edhe sot në mëngjes. Është stërvitur normalisht me të tjerët, por është i copëtuar nga kjo situatë”. E një futbollist në këtë gjendje nuk i bën punë, jo vetëm Emery, po as Arsenal. E këtu ka lindur idea për të mos e marrë mesfushorin as në pankinë. Xhaka megjithatë, sipas asaj që bën të ditur Mirror, refuzon të kërkojë ndjesë publike, pavarësisht se Emery ia ka sugjeruar.

OZIL – Në cdo rast, Arsenal do ti duhet të bëjë kundër Liverpool pa kapitenin e tij. Por tekniku i Gunners ka një gjysëm ideje se kush mund ta zëvendësojë Xhakën. Më i mundshmi cuditërisht është ai që nuk mendohej: Mesut Ozil. Gjermani gati jashtë projektit e që ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon, pasi ka folur me Emery, mund të shohë gjërat të ndryshojnë: “Kemi biseduar gjatë. Nesër do të jetë me grupin, kemi nevojë për kualitetin e tij e mentalitetin pozitiv. E duhet të na ndihmojë në fushë”. Kështu, Ozil do të luajë e mund të jetë edhe kapiten, duke zëvendësuar ai Xhakën: “Varet. Por po, mund të jetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *