• |
ide | kryesore

Giggs fajëson United: “Nuk ka kualitet, duhen të paktën 6 blerje”

Sport



Manchester United po del nga kriza dhe një ish-shok I vjetër skuadre me teknikun aktual të Red Devils tregon rrugën që duhet ndjekur për të qenë kompetitivë. Dy fitore radhazi, një barazim në shtëpinë e Liverpool, aq sa mjafton për tu kthyer të marrin frymë me entuziazmëm në prag të sfidës së 1/8 të Kupës së Ligës kundër Chelsea. Pozicioni i Solskjaer duket më i qendrueshëm se rreth 10 ditë më parë. E Ryan Giggs, unjë që e njeh mirë si ambjentin ashtu dhe teknikun e Red Devils, I ka bërë gjërat të qarta. Solskjaer është në rregull, por për të fituar duhet tjetër gjë: përforcimet.

MERKATO – Ish-kampioni i United, sipas asaj që bën të ditur The Sun, ka shprehur kush duhet të jenë, sipas tij, prioritetet: “Deri tani, në lidhje me shpenzimet, rendimenti nuk është për tu hedhur poshtë. Por duhet të paktën edhe pesë apo gjashtë blerje e një buxhet ndryshe për të bërë kapërcimin në kualitet. Tek Manchester United mungon një lojtar që të bëjë difrencën. Nuk është rastësi që skuadra luan shumë mirë me të mëdhatë. Të voglat janë gjithnjë më të vështira për tu përballuar, sepse mbrohen”.

INVESTIMET – Pika kyce është tek investimet. “Ishte një fillim i vështirë. Ole e njoh mirë, si lojtar e person. Solskjaer është trajneri i duhur. Drejtuesit i kanë vënë në dispozicion tre element dhe të gjithë po japin më të mirën. I duhet pak kohë për të modifikuar filozofinë e lojës e të gjejë vazhdimësinë. Po kërkon të fitoja sa më shumë ndeshje e, në të njëjtën kohë, të ndërtojë dicka për të ardhmen. Nuk është e lehtë. E për të fituar duhet kohë. Je në një kampionat ku stërvisin trajnerë të kalibrit të Klopp e Guardiola. Mendoj se për cilindo të kishte ardhur tek United, nuk do ta kishte të lehtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *