• |
ide | kryesore

“Jam i Partizanit…”: Mehmeti hedh poshtë zërat e shkarkimit dhe tregon pse mungoi në stërvitje

Sport



Konflikti mes teknikut italian Franco Lerda e asistentit Dritan Mehmeti ka përfunduar me shkarkimin e këtij të fundit, por vetëm sipas mediave, sepse Mehmeti ka reaguar i kontaktuar nga Lapsi, duke saktësuar se është ende i Partizanit: “Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me një shkarkim të mundshëm. Janë situata pune, në të cilat fërkimet janë të pranushme, por që nuk vihet në dyshim profesionalizmi i palëve”.

Mungesa e Mehmetit në seancën e fundit stërvitore në Elbasan, ku Lerda doli në fushë i shoqëruar vetëm nga ndihmësi Italian, ka aluduar për një vendim të marrë nga Partizani mbi incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit, ku trajneri Lerda dhe ndihmësi i tij Mehmeti u përplasën në një debat të egër ku nuk munguan fyerjet: “Nuk është ashtu – shpjegoi Mehmeti -. Mungesa ime ishte për arsye personale dhe këtë ja kam shpjeguar klubit”.

Është e kuptueshme deri diku. Partizani ka marrë kohë, duke tentuar të mos pozicionohet në krah të askujt në kontradiktën e krijuar mes teknikut italian e asistentit të tij, me shpresën se gjërat do të shkojnë vetë në vend. Nuk është hera e parë që drejtuesit e klubit kampionpërfshihen në këto situata që lidhen me tekniku Lerda, edhe pse në daljen në emisionin Rubrika Sportive, drejtori sportive, Olsi Rama, zbuti tonet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *