• |
ide | kryesore

Karton i verdhë dhe pastaj… selfie: Kakà nuk e beson atë që i bën gjyqtarja e ndeshjes së bamirësisë…

Sport



I jep karton të verdhë brazilianit Kakà e pastaj bën një selfie me të! Ndodhi në ndeshjen e bamirësisë Izrael-Brazile Legjendat. Ricardo Kakà ishte në mes të të befasuarit dhe të edukuarit për atë karton të verdhë që zakonisht në ndeshje të tilla bamirësie nuk është e zakonshme të të shfaqet para syve. Por gjërat u qartësuan shumë shpejt, me arbitren e ndeshjes që shpejtoi ti kërkonte ish-kampionit brazilian një selfie, duke i shpjeguar se ndëshkimi ishte preteksi për të ndaluar lojën për një kujtim të paharrueshëm me të. Mirë që arbitres nuk i vajti mendja ti tregonte të kuqin, për ta ndërprerë lojën edhe më gjatë…

Në ndeshjen e bamirësisë ishte present edhe Ronaldinho, por ai i shpëtoi idesë për një selfie. Izrael-Brazil Legjendat, sa për statitika përfundoi 2-4. Bebeto, 55 vjec, shënoi golin e parë në minutën e 5 °, pastaj skuadra izraelite përmbysi rezultatin me golat e Ronen Harazi e Yaniv Katan. Por Brazili nuk mund të humbiste me legjenda dhe tre gola të tjerë të ish-yjeve të Seleçao anuan fitoren nga ana e më të fortëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *