• |
ide | kryesore

Kumbulla vendimtar: Verona e shqiptarit, skuadra më pak e mundur e kampionatit

Sport



Marash Kumbulla po konfirmohet një nga lojtarët më premtues të Serie A dhe me performancat e tij po bind jo vetëm teknikun e Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja, por edhe klubet e rëndësishme të hedhin sytë nga talenti shqiptar. Kjo vëmendje ka një arsye: me shqiptarin në qendër të mbrojtjes, verdheblutë e Veronas u konfirmuan, në Parma, mbrojtja më e mirë e kampionatit të Serie A. Janë 8 golat që ka pësuar Hellas, në 10 ndeshje të luajtura.

Të barabartë me skuadrën e Ivan Juric në këtë klasifikim special, janë edhe Juventus e Cagliari, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Verona në anën tjetër ka gjetur mekanizmin e duhur për të mbrojtur, kjo edhe falë shqiptarit, por në aspektin ofensiv lë shumë për të dëshiruar: vetëm 7 gola në 10 ndeshje; sulmi i tretë më i dobët i Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *