• |
ide | kryesore

Fermerët e Lushnjes sërish në protestë: Bashkë me domaten po kalben edhe shpresat

Lajme, Të fundit



Fermerët e Lushnjes janë grumbulluar sërish për protestën e tyre të radhës, për të kërkuar plotësimin e disa pikave parashturar qeverisë.

Ata kanë bllokuar Rotondon e Savrës, për të ngritur zërin për prodhimet e tyre të çuara dëm, pasi nuk po gjejnë treg për t’i shitur.

Përmes pankartave që mbajnë në duar, fermerët ritheksojnë se kostoja e prodhimit është shumë e lartë dhe në disproporcion të madh me fitimin. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, përmes Ministrisë së Bujqësisë për t’i subvencionuar.

Saktësisht, kërkesat e fermerëve konsistojnë në:

1-) Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për cdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve te cilet jane promotore te zhvillimit te bujqësisë.

2-) Vlerësim dhe kompesim financiar me cmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqsitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga crregullime të forta të tregut.

3-) Rregullim në paketen fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregëtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe perfshirja e të ashtuquajturës normë kompesimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vëndas .

4-) Kërkojme nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë, laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore, kontroll dhe monitorim të cilesisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.

5-) Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyren e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.

Sikurse shihet edhe nga fotot e siguruara nga Lapsi.al, protesta nga forcat e policisë, për të shmangur incidentet e mundshme. ©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Po ku merr vesh ai Kari I droguar na hallet tuaja o mavrinj ai vajti 25 vjet qe po e mjel lopene tija e populli karuc I vlores I ferkon topet

  2. Lulzime behu gati per rruge shpellaret lushnjare po te therrasin per ti ndihmuar,keta eshte per ti fut ne burg per perdorim ne mase te pesticideve,qe kane bere qe karrota speci trangulli domatja te mos blihen nga popullata e gjere,tani na derdhin ca kokrra neper rruge te udhehequr nga nje islamik I pd se lushnjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *