• |
ide | kryesore

Vijon “saga” e gjyqit të Habilajve, dështon sërish seanca te Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit



Është shtyrë sërish gjyqi për grupin e “Habilajve” në Gjykatën e Krimet e Rënda.

Si shkak për vijimin e kësaj “sage” u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës. Deri më tani, është ekstraduar nga Italia vetëm Reshat Radhima, anëtar i grupit të Habilajve, ndaj të cilit ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” më 2 shkurt të 2017-s.

Grupi “Habilaj” u godit në tetor të vitit 2017. Hetimet në Shqipëri nisën pas publikimit të disa përmbajtjeve dëgjimore në media, ndërsa nga autoritetet italiane u morën me mijëra faqe përgjime,  ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në kuadër të hetimeve, të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. I vetmi nga grupi që ndodhej në Shqipëri ishte Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

Anëtarët e grupit të “Habilajve” akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne tentative, kryer ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *