• |
ide | kryesore

Zbardhet vrasja në Mirditë, identifikohet njëri nga autorët (EMRI)

Lajme, Të fundit



Është identifikuar njëri nga autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, pak javë më parë në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Mësohet se është shpallur në kërkim shtetasi Mikel (Gjovalin) Alia, shok me viktimën.

34-vjeçari u gjet i ekzekutuar me 6 plumba në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune. Burime zyrtare thanë se Zefi mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë vrarë pranë Rrugës së Kombit.

Viktima u gjet rastësisht nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan menjëherë Policinë. Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjespasi vëllai i 34-vjeçarit, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca, pasi ky i fundit i kishte ofenduar familjarët.

Aktualisht, Policia po punon për identifikimin e autorit tjetër të përfshirë në vrasje. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *