• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu aktorja amerikane

Paparazzi, Slider



Felicity Huffman është dënuar pak ditë më parë me 14 ditë heqje lirie.

Një gjykatëse federale në Boston e dënoi Huffman muajin e kaluar me 14 ditë burg, një gjobë prej 30,000 dollarësh, 250 orë shërbim në komunitet dhe një vit provë pasi ajo pranoi fajësinë për mashtrim dhe komplot për pagimin e një konsulenti 15,000 dollarë për të korrigjuar testin e pranimi në universitet të vajzës së saj. Huffman-i pohoi se ka paguar atë vlerë që të korrigjoheshin fshehurazi përgjigjet e provimit të pranimit të së bijës në një shkollë të lartë prestigjioze.

Aktorja u la e lirë nga burgu të Premten përpara se të mbaronte dënimi i saj 14-ditor. “Nuk ka justifikim për veprimet e mia dhe pikë. Dua t’i kërkoj ndjesës vajzës time, bashkëshortit tim, dhe të gjithë komunitetit pedagogjik për gjestin tim, por në mënyrë të veçantë kjo ndjesë u shkon nxënësve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në kolegj, si dhe prindërve që kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme për të mbështetur fëmijët e tyre”, tha aktorja. Gjykatësja Indira Talwani tha se Felicity, me këtë veprim mund të jetë përpjekur vërtet të tregohet një nënë e mirë, por kjo nuk e justifikon atë që bëri.



1 Comment

  1. Do me thene , kjo ka dhene bakshish dhe e kane denuar me burg…?!Tek ne kane noshuar arken e shtetit dhe jane presidente, kane mbjelle vendin me kanabis dhe hakerrehen para gjykates, kane hedhur ne ere depot dhe jane ne parlament si kryetare..Cmendurira!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *