• |
ide | kryesore

Mandati i Kajmakut/ KQZ mblidhet më 1 nëntor për kërkesën e PD-së

Lajme, Të fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pak orë pasi Partia Demokratike i adresoi kërkesën për të vendosur pa vonesë për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. KQZ-ja do të mblidhet më datë 1 nëntor, ora 10:00 për të shqyrtuar verifikimet e prokurorisë për Kajmakun.

Kërkesë e selisë blu vjen si përforcim i deklaratës së para pak ditëve të numrit dy të demokratëve, Gazmend Bardhit, i cili u shpreh se Prokuroria ka konfirmuar akuzat e ngritura nga PD-ja ndaj Kajmakut, përmes përputhshmërisë së shenjave të gishtërinjve të tij me “Jorgo Toton”, emër i përdorur prej tij gjatë qendrimit në Greqi.

Në këtë mënyrë sipas PD-së, u verifikua se Kajmaku ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur për prindërit e tij. Në kërkesën e firmosur prej Bardhit, PD-ja kujton se për këtë vepër të kryer nga Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.

Fakti që në Formularin e Vetëdeklarimit, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me arrestimin dhe hetimet përkatëse në shtetin grek, si dhe indentitetin e rremë të përdorur nga vetë ai, bën që Agim Kajmaku të përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si Kryetar i Bashkisë. Kjo pasjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga funksioni publik që mban.”- shkruan në kërkesën e tij Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Në këtë kërkesë drejtuar kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, por edhe ambasadës së SHBA -ve dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë, theksohet qëndrimi i mëparshëm që organi zgjedhor ka mbajtur në rastet e heqjes së mandatit të deputetëve Gledion Rahovica dhe Aqif Rakipi, “raste këto që janë identike me atë të Agim Kajmakut”. “Për prokurorinë është e provuar se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Ai ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare.”- shkruhet në kërkesën e PD-së.

Prej dy muajsh, PD-ja e ka akuzuar Kajmakun për “llogari të hapura” me drejtësinë greke. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga PD-ja, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik. Kajmaku është shprehur se emrin e ka ndryshuar si “një pjesë e mirë e shqiptarëve”, për t’iu dhënë mundësia e qendrimit në shtetin fqinj.

Në gusht, PD-ja publikoi “dokumentin autentik” të Gjykatës së Janinës, sipas të cilës kandidati i Partisë Socialiste dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, është arrestuar në territorin grek në vitin 2003 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”, për të cilën parashikohen më së paku 10 vjet burg. Sa i përket kësaj akuze, Kajmaku thotë se më 12 shtator të këtij viti, Gjykata e Apelit në Janinë e ka shpallur të pafajshëm.

Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. ©Lapsi.al

 

2 Comments

  1. Per te larguar ligjerisht nje ordiner nga drejtimi i bashkise nuk kane kohe, jane te dhjere ne pune, personale sigurisht. Ndersa per te bere te pavlefshem dekretin e presidentit punojne edhe part time. Keta te kqz jane per burg per vete ….

    1. C pret nga Denkar ushtari dhe si gogoli tjeter qe sheh ndeshjet ne stadium me Olsin, Gazin dhe bibilush erionken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu