• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut/ Zgjidhet për herë të parë një shqiptar në krye të Gjykatës Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Një gjykatës shqiptar për herë të parë është zgjedhur në krye të prej organeve më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për gjykatësin Sali Murati,i cili do të marrë mandatin e tij në krye të Kushtetueses në fillim të nëntorit të këtij viti. Murati do të pasojë në këtë post Nikolla Ivanovski, të cilit i skadoi mandati.

Kyetari i Kushtetueses zgjidhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë. Secili gjykatës mund të propozojë kandidatë për kryetar, që vërtetohet nga Komisioni prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *