• |
ide | kryesore

“Nëse Messi do vraponte si kur isha unë…”: Guardiola leksione për Valverde

Sport



E cuditshme por e vërtetë, në Barcellona flitet shumë… për vrapin. Një nga akuzat që i drejtohen teknikut Valverde është ajo e mungesës së kapacitetit të skuadrës për të mbajtur ritme të larta. Tekniku është përgjigjur në mënyrën e tij, duke theksuar se dikujt nga ato anë, që thoshte se duhet vrapuar mirë e jo shumë, i kanë dedikuar një statujë e stadiumin e skuadrës B. Por riferimi tek Cruijff nuk mjafton për të shuar polemikat. E tani i kundërvihet edhe Pep Guardiola, që në intervistën për Catalunya Radio ka thënë opinionin e tij, duke mos folur direkt për Barçën e Valverde, por duke marrë si shembull… një lojtar rastësisht.

“Edhe yjet duhet të vrapojnë, si gjithë të tjerët. Përndryshe skuadra nuk reziston. Por duhet ti bindësh të vrapojnë. Ndonjëherë duhet ti thuash ‘nuk do të bëjë të vraposh 40 metra si bëj me të rinjtë, por më jep një arsye të mirë përse nuk duhet të vraposh fare’”. Pakte të qarta, miqësi e gjatë. E diktatit të Pep nuk i ikën askush. Gati askush… “Nëse dikush nuk vrapon, por më shënon tre gola për ndeshje, atëherë më rri më shumë se mirë. Por askush nuk shënon tre gola për ndeshje, vetëm Messi i shkon afër”.

“Nëse Leo do të vraponte si bënte në sezonin e parë kur drejtova Barcelonën, do të ishte gjithnjë i dëmtuar. Të administrosh kampionë mbi të 30-at është gjëja më e vështirë për një trajner”. Kështu, të paktën Messi nuk vrapon shumë, por Valverde ka një motiv të mirë për ta ruajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *