• |
ide | kryesore

Persona të maskuar me armë terrorizojnë Marchisio: banesa e juventinit është grabitur me dhunë

Sport



Momente terrori, në mbrëmjen e të martës, për ish-futbollistin e Juventus Claudio Marchisio, vila e të cilit në Vinovo, është grabitur nga një bandë kriminelësh. Katër persona, me fytyrë të mbuluare të armatosur me pistoleta e kacavida, janë future me dhunë në banesën e ish-futbollistit të Juvnetus e, duke kërcënuar me armë, e kanë detyruar atë dhe të shoqen të hapë kasafortën. Granitësit janë larguar më pas me bizhuteritë, paratë e orët e cmuara; vlera e dëmit është ende për tu llogaritur. Karabinierët po analizojnë telekamerat e sigurisë së zonës e janë në gjurmët e keqbërësve.

Sipas asaj që bën të ditur agjensia e lajmeve Ansa, grabitësit duhet ta njihnin shumë mirë zonën e rezidencës “I Cavalieri”, në Vinovo, e sistemet e alarmit mbrojtës, në kohën kur janë futur duke I shmangur të gjithë sistemet e kontrollit. Katër grabitësit janë larguar me një makinë të parkuar jashtë kompleksit rezidencial. Marchisio, që është kthyer të jetojë në Torino me familjen, pas eksperiencës tek Zenit, ka njoftuar menjëherë forcat e rendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *