• |
ide | kryesore

Qeveria “shkarkon” kryebashkiakët me borxhe, cakton administrator pas shpalljes së falimentit

Lajme, Të fundit



Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh të prapambetura që  rrezikojnë seriozisht shëndetin e arkës së shtetit Ministria e Financave nxori këto ditë një udhëzim të posaçëm në formën e një plani masash për rehabilitimin e borxheve të bashkive që aktualisht sipas dokumentit të financave është 6.2 miliardë lekë. Mbi 1,8 miliardë lekë ose 29 për qind të totalit të detyrimeve i zotëron bashkia e Tiranës.

Sipas këtij plani nëse kryetarët e votuar të njësive te qeverisjes vendore nuk arrijnë të zbatojnë planin e rehabilitimit të propozuar nga Ministria e Financave,  atëherë qeveria qendrore cakton një administrator falimenti që merret me rimëkëmbjen financiare të bashkive.

Sipas planit të masave  “Administratori”, është personi i emëruar nga Këshilli i Ministrave për menaxhimin financiar të njësisë së vetëqeverisjes vendore që është në situatën e paaftësisë paguese, e cila krijohet kur njësia e vetëqeverisjes vendore nuk arrin të zbatojë planin e rehabilitimit financiar ose shuma e borxheve afatgjata të NJVQV-së dhe detyrimeve të papaguara ndaj palëve të treta është më e lartë se 130 për qind e shpenzimeve vjetore të miratuara.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave detyron njësitë e vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me degët përkatëse të thesarit brenda datës 20 të muajit pasardhës, duhet të rakordojnë të dhënat e muajit të mëparshëm mbi të ardhurat sipas llojit dhe detyrimet e prapambetura

Si një masë e nevojshme kontrolli, regjistri i prokurimeve publike në fillim të çdo viti buxhetor si dhe çdo rishikim i tij gjatë vitit, duhet të depozitohet zyrtarisht dhe elektronikisht në degën e thesarit. Në çdo rast, shuma totale e prokurimeve të jetë e barabartë ose më e vogël se fondet e miratuara për vitin buxhetor ose për më shumë se një vit (për kontratat shumëvjeçare të investimeve).

Kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë, evidenton që një njësi e vetëqeverisjes vendore ndodhet në një nga rastet e vështirësive financiare njofton menjëherë Kryetarin e njësisë.

Evidentimi i rasteve të ndodhjes së njësisë së vetëqeverisjes vendore në vështirësi financiare mund të bëhet nga auditimi dhe kontrolli i brendshëm, ose/dhe nga auditimi, inspektimi dhe kontrolli i jashtëm i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për rastet e konstatuara me probleme financiare dhe vështirësi financiare, duhet të njoftohet menjëherë Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore, dhe në rastet e vështirësive serioze financiare dhe të paaftësisë paguese njoftohet po ashtu menjëherë Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe ky i fundit menjëherë njofton Këshillin e NJVQV-së si dhe Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, brenda muajt pasardhës të çdo katër mujori duhet të përgatis një informacion përmbledhës mbi treguesit e raportit të gjendjes financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore. Ky raport do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Zbatimi i planit të masave për menaxhimin e problemeve financiare vendore i raportohet këshillit çdo muaj. Me këto raporte, këshilli duhet të miratojë veprimet e propozuara, të cilat janë nën diskrecionin e tij (p.sh. rritja e nivelit të të ardhurave, rishikimi i buxhetit, shitja/përdorimi i aseteve etj).

Afati për zbatimin e planit të masave për daljen nga gjendja e problemeve financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore është deri në 12 muaj nga momenti i konstatimit të situatës. 79. Procedurat e menaxhimit të problemeve financiare duhet të ndërpriten kur gjendja e detyrimeve të papaguara bie nën nivelin minimal të kërkuar nga ligji. 80. Raporti i fundit për Këshillin e NJVQV-së, mbi zbatimin e planit të masave duhet të përfshijë të dhënat financiare të cilat vërtetojnë rikthimin në gjendjen normale financiare të njësisë.

Borxhi dhe detyrimet e prapambetura do të klasifikohen sipas llojit, karakteristikave dhe madhësisë. Kreditë, obligacionet dhe garancitë vendore të pretenduara do të ndahen nga detyrimet e tjera financiare. Në detyrimet e tjera financiare, faturat e papaguara ndaj të tretëve të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të detyrimeve do të grupohen sipas madhësisë, kohës (vonesës) dhe llojit të furnitorit (kompani apo privat).

 Plani i rimëkëmbjes

Përfshirja e planit të rehabilitimit në programin buxhetor afatmesëm të njësisë së vetëqeverisjes vendore Plani i rehabilitimit financiar duhet të zhvillohet brenda kuadrit të Planit Strategjik të Zhvillimit të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore dhe Programit Buxhetor Afatmesëm.

Hapat që do ndiqen në përfshirjen e planit të rehabilitimit në planet vendore të sipërcituara janë të specifikuara në legjislacionin në fuqi. Buxheti i planit të rehabilitimit financiar nga njësia e vetëqeverisjes vendore do të mbështetet në procedurat dhe rregullat që përcaktojnë aktet nënligjore për hartimin e programit buxhetor afatmesëm. Për hartimin e planit të rahabilitimit njësia e vetëqeverisjes vendore duhet që të mbajë parasysh që në mënyrë periodike të maten të ardhurat dhe shpenzimet që njësia e vetëqeverisjes vendore realizon.

Përmes këtij verifikimi njësia mban nën kontroll balancën fiskale mujore dhe gjithashtu ajo përcakton ecurinë e zbatimit të planit të rehabilitimit financiar. Përmes monitorimit dhe përfshirjes së planit të rehabilitimit në programin buxhetor afatmesëm njësia e vetëqeverisjes vendore bashkë me raportin e monitorimit të buxhetit, duhet të monitorojë dhe zbatimin e planit të rehabilitimit financiar. Tabela më poshtë paraqet një model për mënyrën e strukturimit të dhënave fiskale aktuale dhe atyre të planifikuara sipas planit të rehabilitimit financiar të miratuar. 33 Gjendja financiare e njësisë së vetëqeverisjes vendore./ Monitor.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *