• |
ide | kryesore

Rrëfimi i studentes/ Si i shpëtova përdhunimit në mes të Elbasanit

Lajme, Të fundit

Dy ditë më parë një 36-vjeçar u vu në pranga pasi tentoi të përdhunojë një studente 22-vjeçare në Elbasan. Rovena Zekaj ka rrëfyer për Report Tv se prej vitesh ka jetuar në Itali dhe është rikthyer në Shqipëri nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.


“Unë dola nga shtëpia dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhën disa djem me një “Golf” i bardhë dhe filluan të më kërcënojnë me fjalë të pista. Mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ata ndërruan makinë.


Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit sepse kjo gjë mund të më kishte ndodhur kudo. Është faji i personave që nuk përdorin kokën.

Kur po kthehesha në shpi, një nga djemtë kishte ikur nga makina dhe po më ndiqte. Unë për të mos u treguar se ku kisha shtëpinë, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë. Më hipi sipër dhe filloi të më prekte. Fati që kisha një “body” dhe nuk mund të ma tërhiqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat, u ndez një dritë, se unë po bërtisja fort dhe ai iku”, tregon e reja.

Rovena sqaron se nuk është e vërtetë që ajo ka qenë duke darkuar me ta dhe që i kanë propozuar hotelin.

“Kam dëgjuar që thonë se kam qenë në darkë me to dhe më kanë propozuar hotelin. Jo nuk është e vërtetë. Nuk i njoh! Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare. Pyetja që më ka bërë policia ishte “si ishe veshur”. Është dramatike”, – u shpreh ajo.

Image result for rovena zekaj

6 Comments

    1. Po cfare faji kane qente e rruges kur kjo buce me kerthizen jashte i therret? Keto funderina me shallet gati per sparkat jane kancer per kete vend. Sot imoraliteti dhe injoranca jane simbole te kurvopushtetit qe po e asfikson kete vend.

  1. Hahahaaa qenka kurve e ndershme dnth. Po nje gje nuk e kuptova ishte ne itali , nga Shkodra po ne Elbasan cdonte? Oj cuce e ka thene Noli – po qeflijte a te duhen, qe me jevgat dine te kruhen,grate qe pjellin cdo vit, Elbasani i rrit

  2. Po cfare faji kane qente e rruges kur kjo buce me kerthizen jashte i therret? Keto funderina me shallet gati per sparkat jane kancer per kete vend. Sot imoraliteti dhe injoranca jane simbole te kurvopushtetit qe po e asfikson kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu