• |
ide | kryesore

Së shpejti seriali i ri ‘House of the Dragon’

Paparazzi, Slider



Shefi i programacionit të HBO njoftoi këtë të martë se ka porositur dhjetë episode të “House of the Dragon”, një serial që i paraprin ngjarjeve të “Game of Thrones.”

Siç nënkupton titulli, seriali do të fokusohet në House Targaryen dhe ngjarjet ndodhin 300 vite para ndodhive të përshkruara në “Game of Thrones.” Seriali do të bazohet në librin e George R.R. Martin me titull “Fire & Blood.” Martin dhe Ryan Condal e krijuan bashkë serialin. Ky i fundit, realizoi së fundi serialin fantastiko-shkencor, “Colony.” Regjisori Miguel Sapochnik – që fitoi një Emmy për episodin ikonik “Battle of the Bastards” – do të realizojë episodin e parë dhe episode të tjerë. Gjithashtu, do të shërbejë si autor, përkrah me Condal.

“Fire & Blood” i Martin rrëfen për gjenerata të tëra të shtëpisë Targaryen, por mbetet i paqartë drejtimi që do të marrë “House of the Dragon.” Dihet se libri nis me mbërritjen e Aegon I të Westeros dhe bashkimin e shtatë mbretërive me ndihmën e grave dhe motrave të tij Visenya dhe Rhaenys. Aegon I është dora pas disa prej elementëve të paharrueshëm të “Game of Thrones.” Ai ndërtoi King’s Landing, Red Keep dhe farkëtoi Fronin e Hekurt.

Njoftimi përmbylli një prezantim të HBO Max, një shërbimi streaming që do të jetë funksional që prej majit të 2020-s. Data e premierës së “House of the Dragon” nuk u bë publike.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *