• |
ide | kryesore

Shqipëria vendos hapjen e misionit të posaçëm në Kiev

Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare vendos hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, shkruan se qëllimi i këtij projektvendimi është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të rradhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë fokus të kësaj organizate.

Ky vendim sipas Cakaj është shprehje e përkushtimit të Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e detyrës përgjatë Kryesisë së OSBE-së 2020.

“Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së” shprehet Cakaj në postimin e tij.



4 Comments

  1. Eeeeee do me thene ky kosovari me paret tona, vendosi, me ane te nje postimi ne facebook te hape misionin ne Kiev..

  2. personazhe si mondi qe vetem vjellin vrer dhe shkruajne anonime per diplomatet duhet te zhduken nga MPJ. Ky njeri ka publikuar disa here gjithe emrat e diplomateve neper gazeta sepse do te mbuloje pislleqet e veta kur ka qene ambasador dhe drejtor ne MPJ. Bente tregti me targat diplomatike te makinave, e di gjithe MPJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *