• |
ide | kryesore

Shqipëria vendos hapjen e misionit të posaçëm në Kiev

Lajme, Të fundit

Qeveria shqiptare vendos hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, shkruan se qëllimi i këtij projektvendimi është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të rradhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë fokus të kësaj organizate.


Ky vendim sipas Cakaj është shprehje e përkushtimit të Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e detyrës përgjatë Kryesisë së OSBE-së 2020.

“Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së” shprehet Cakaj në postimin e tij.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu