• |
ide | kryesore

Suprizave të motit u vjen fundi, nga sot rikthehen reshjet

Lajme, Të fundit



Ditët me diell do t’i lënë vendin reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulta. Sipas sinoptikanëve, duke nisur që nga pasditja e sotme në disa zona do të ketë reshje, që do të përhapen më gjerë në  përgjatë ditës së nesërme.

Në një komunikim telefonik me televizionin informativ “News 24”, sinoptikani Hakil Osmani njoftoi se temperaturat do të vijojnë të ulen, sidomos përgjatë fundjavës kur termometri do të shënojë 21-22 gradë celsius.

Duke filluar nga dita e sotme, kemi pasur prezencë të shirave në disa territore shqiptare. Gjatë orëve të pasdites priten shira në një pjesë më të madhe. Dhe nesër do të kemi shira në thuajse gjithë territorin shqiptar. Do të jenë shira të vazhdueshme dhe jo me intensitet të lartë. Përsa i përket temperaturave do të kemi një ulje të tyre, si pasojë e pranisë së sistemit të vranësirave, ndërsa temperaturat do të shkojnë maksimumi deri në 24 gradë celsius. Ndërkohë, në fundjavë kemi një rënie të temperaturave, 21-22 gradë celsius”, tha Osmani. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *