• |
ide | kryesore

Tirana kthehet bunker: stërvitje me dyer të mbyllura e vetëm një konferencë shtypi

Sport



Ndoshta për bestytni, ndoshta nga paniku i rikthimit të luhatjeve të rezultateve, ose se ashtu mendojnë se është më mirë për skuadrën, por bardheblutë rikthejnë shtet-rrethimin mbi lojtarë, trajnerë e staf teknik, duke i bërë bllokadë medias e duke e kthyer praktikisht Tiranën një bunker, ku është e ndaluar rrjedhja e informacionit. Një vendim i papritur, por që mbyll dyert e seancave stërvitore të kryeqytetasve deri ditën e ndeshjes me Teutën, për javën e 11 të Superiores.

Nuk është hera e parë që drejtuesit e 24 herë kampionëve zgjedhin këtë variant për të mbuluar problemet e tyre, por nëse gjatë sezonit të kaluar situata ishte e tensionuar për shkak të pozitave të Tiranës, në luftë për mbijetesë, tashmë duket paradoksale me skuadrën vetëm një pikë larg kreut e pas një fitore domethënëse në gjirokastër kundër Luftëtarit.

Status-quo është e vendour fillimisht deri për ditën e ndeshjes me Teutën, por është e qartë se me këtë tendencë një rezultat që nuk është fitore, mund ta zgjasë edhe më tepër hermetizimin e klubit më të titulluar të vendit, e për të cilin tifozët bardheblu tashmë janë të detyruar të presin konferencën për shtyp përpara ndeshjes, për të marrë vesh të rejat më të fundit për skuadrën e tyre të zemrës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *