• |
ide | kryesore

Tiranë/ Kultivonin bimë narkotike, në pranga dy të rinj

Lajme, Të fundit



2 persona janë vënë në pranga, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kanë kultivuar disa bimë narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale L. A., 37 vjeç dhe L. A., 24 vjeç, të cilët e ushtronin veprimtarinë e tyre kriminale në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”, po punohet për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë, materialet proceduarale në ngarkim të të ndaluarëve i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryrer në bashkëpunim”. ©Lapsi.al

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”.

Në pranda dy shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vjeshta”, ndaluan shtetasit:

– L. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë;

– L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. M., (të ndaluar më parë nga Policia), në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduarale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryrer në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *