• |
ide | kryesore

VIDEO/ Goditet rrjeti i trafikantëve shqiptarë të drogës në Spanjë

Lajme, Të fundit



Agjentët e Policisë Kombëtare të Spanjës kanë finalizuar një operacion të koduar “Bella” kundër trafikimit të drogës të zhvilluar në provincat Málaga, Almería, Jaén dhe Murcia. Në pranga janë vënë 11 persona nga 34 deri në 50 vjeç dhe kombësi italiane, shqiptare dhe polake.

Baza e trafikantëve ishte një fermë në Murcian, Águilas ku agjentët sekuestruan 436 kilogramë marijuanë dhe 246.510 euro. Trafikantët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur transportonin drogën nga Spanja Jugore në vendet në Gjermani, Poloni dhe Itali. Për transportin e drogës, rrjeti përdorte kamionë – zakonisht të marrë me qira – që drejtoheshin nga vetë anëtarët e rrjetit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *