• |
ide | kryesore

Zbardhen përgjimet/ Koçerri flet me Habilajt: Shiko lajmet se qendra nuk është në rregull

Lajme, Të fundit



Këtë të mërkurë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 15 vite burg të Armand Koçerrit i njohur si financieri i bandës së Moisi dhe Florian Habilaj në Vlorë. Në shtëpinë e tij, policia gjeti 4 tonë kanabis që ishte bërë gati për tu trafikuar në Itali.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 10 vite burg nëse gjykata e pranon këtë kërkesë të Prokurorisë. Në seancë u dorëzua një dosje voluminoze me përgjime të shumta të Koçerrit me Habilajt, kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas prokurorisë në këto telefonata filitet për kanabisin edhe pse përdoren kode.

PËRGJIMET TELEFONIKE

Biseda nr. 1514:
Më datë 04.10.2017, ora 6:04:52 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 0692026777, që përdoret nga bashkë i pandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645- Car bën ore

777: Ca po bën

645- Ckemi

777: Ca bëjmë ja

645: Ka nja nëntëdhjetë kile “Fantoj” Arseni ti lë aty te fabrika, të duhen ty

777- Po, ore bjeri po i ke

645- Hajt

Biseda nr. 1576:

Me datë 05.10.2017, ora 1:53:42 PM, numri i telefonit 069 4336645 që përdoret nga i pandehuri Armannd Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 0682026777 që përdoret nga bashkë i pandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

777-Alo

645: Ca po bën, ta marr i çik Tojota të vejë në Vodicë për të marrë ca mish që kam porositë

777-Hajt o vlla.

Biseda nr.1557

Me datë 06.10.2017, ora6:20:35 PM, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga një person i paidentifikuar me numër 0699005454, me këtë përmbajtje:

645-Hë çkemi

454:Çu bërë

645: N’Babicë

454: E more Lolon për atë që të thashë unë

645: Jo jo, po hajt se ta mar.

454: Po mere për atë që t’i bëj gati

Biseda nr.1657

Me datë 06.10.2017, ora 06:22:00 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, por nuk ka pasur bisedë mes tyre

Biseda nr.1674

Me datë 06.10/2017, ora 8:36:42 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

777: Hë Vlla

645: Ca po bën o vlla

777: Ça të bëj pi raki

645: Të bëftë mirë, kam nja 170 kile Frantoj të duhen?

777:Jo, që duhen nesër do ndez fabrikën do të the unë.

645: Ok, mirë hajt.

777: Hajt, jo jo.

Biseda nr.1675

Me datë 06.10/2017, ora 8:37:28 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numerit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645: Hë Vëlla

777: I thuaj Arsenit që të thotë ty ti çoj te fabrika, jo i thuaj, mo gënje mo, i thuaj.

645:Ë

777: I thuaj Arsenti që të thotë ty ti çoj tani te fabrika, jo i thuaj, po gënjeve nuk të merr asnjë kokërr ai, i thuaj.

645: Po jo ore, jo ç’punë ke ti o vlla, ti ke punë me mua

777: Jo, jo se dëgjova që të tha Arseni tani, ti coj te fabrika tha.

645: Jo ore, jo

777: Jo ore jo, kështu është puna, jo.

Biseda nr. 1803:

Me datë 16:10.2017, ora 17:29:57, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645: Hë

289: Ça bëtë juve mbaruat punë

645: Pse kishe gjë apo

289: Jo ore jo nuk kisha gjë, ka dalë tek Fokusi Qëndra Babicë e madhe, në televizor për qendrën që s’është në rregull

645: Po mirë le të dalë

289: Shikoj çik lajmet

645:Pse

2899: Po shikoj

Biseda nr.1804

Me datë 16:10.2017, ora 17:31:26, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 0695252 2894 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

289: Hë ore

645: Të orës tre e gjysëm

289: Jo ore jo, tani të orës 5-së

645:Da

289: Jo ore jo tani lajmin e fundit shikoje hajt.

Biseda nr. 1816

Me datë 16.10 ora 19:51:32 numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga Armand Koçerri është telefonuar nga numër 069 5252 289 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645: Hë, alo

289: Po lehin ëë poshtë shpisë së xhaxhit, ore.

645” Ja se po vij unë, te diga jam.

289: Ee, ndaj të mora.

Biseda nr.1818

Me datë 16:10.2O17, ora 21:10:25, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 069 20 26 777 që përdoret nga bashkëipandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645: Hë vlla

777: Ça bën o

645: Hic në shpi, çkemi

777: Do vish i çik nga Fredi

645: Mirë

Biseda nr.1888

Me datë 17.10. 2017, ora 21:51:44, numri i telefonit 069 4336645 që përdoret nga Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:

645: Hë

289: Ça bërë ti

645: Hiç

289: Ka njerëz poshtë te ullinjtë

645: Kush ka

289: Po lehin ëë, nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ca po bëjnë, po ka njerëz poshtë te ullinjtë

Biseda nr.1890

Me datë 17.10.2017, ora 21:51:44, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrin 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:

289: Tani pushuan ëë

645: Shiko iherë me dritë.

Biseda nr.1130:

Me datë 30.09.2017, pra 3:21:39 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri telefonon numrin 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje:

777- Alo
645- O vlla ca bën. Andi jam çkemi?
777- Kush o?
645- Ani, Ani, Ani ore Koçerri.
777- Alo
645- Ani jam ca po bën
777- Hë vlla, hë të keqen.
645- Çkemi, ça bën, po flije gjumë o
777- Jo ore jo ktu te lokali jam, hë më thuaj
645- Je poshtë apo lart
777- Tani do iki lart, do iki për në shpi
645- Doja të takoja i çikë, të pyesja për diçka.
777- Ku je ti
645- Unë në shpi
777- Në Babicë do jem, të marrë në telefon kur të jem te diga
645- E mirë merrem në telefon.

Biseda nr. 1131:

Me datë 30.09.2017, ora 3:37:32 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga KOçerri, ka dërguar sms drejt numrit 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje: SMS Text: Jam te noku.

Biseda nr. 1133:

Më datë 30.09.2017m ora 3:38:37 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga Koçerri, ka marrë sms nga numri 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje: SMS Text: 5 min.

Biseda nr.1334:

Me datë 02.10.2017, ora 7:13:14 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga ana e numrit 0695252289, që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645- Hë
289- Po vjen ti, ca po bën
645- Jo, pse
289- Ka hip një makinë poshtë shtëpive të Skënderit, u kthye dhe iku, ndaloi te fiqtë.
645- Po mirë
289- Po thash mos vinte ktu se pashë makinë tjetër, që vinin dritat ktu ballë për ballë me të, por kur u fut nga ne.
645- Mirë, mirë.

Biseda nr. 1342:

Më datë 02.10.2017, ora 7:36:32 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 355695493140, që përdoret nga një shtetas i paidentifikuar me këtë përmbajtje:

645- Ca bën
140- E ça do bëj, dola ktej nga lagjja jote
645- Nga lagjja ime?
140- Ë
645- Ti ishe me makinë andej?
140- Jo s’isha me makinë, isha në këmbë
645- Po kishte qenë një makinë pak më parë
140- Ë ë janë tanët
645- Ë
140- Janë pa dëme
645- Jo, jo, po them
140- Jo po ktu erdha unë ë
645- Është nonji që njeh aty
140- Eee janë tanët. Ku je ti cu bëre?
645- Unë jam në Vlorë, po më thanë ata të shpisë që kshu, kshu një makinë them.
140- E, rrini pa merak.
645- Jo, jo s’të mora për atë punë, po të mora direkt mos ka ashtu njeri me rrjetë, sado që të kam ty më vin informacioni.
140- Po janë njerëzit tanë.
645- E mirë xhaxha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *