• |
ide | kryesore

Del fotoja/ Kush është një nga autorët e ezkekutimit të 34-vjeçarit në Mirditë

Lajme, Të fundit



Lapsi.al ka siguruar foton e Mikel (Gjovalin) Aliajt, i shpallur tashmë në kërkim pasi u identifikua si njëri nga autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, pak javë më parë në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës.

 

 

Pista e parë ku po hetohet lidhur me krimin është ajo e hakmarrjespasi vëllai i 34-vjeçarit, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca, pasi ky i fundit i kishte ofenduar familjarët. Dyshohet se Alia ka qenë paguar nga gjakësit e Eri Zefit, që ishte ngujuar prej një viti.

Mendohet se autori i identifikuar i vrasjes, e ka bindur viktimën për të dalë nga shtëpia, duke shfrytëzuar besimin e tyre reciprok si shokë fëmijërie. “Eja se do marrin ca hashash, kam një punë të mirë,”– mësohet t’i ketë thënë Alia Zefit duke këmbëngulur për ta nxjerrë nga shtëpia pasditen e kobshme.

34-vjeçari u gjet i ekzekutuar me 6 plumba në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune. Burime zyrtare thanë se Zefi mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë vrarë pranë Rrugës së Kombit.

Viktima u gjet rastësisht nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan menjëherë Policinë.

Aktualisht, Policia po punon për identifikimin e autorit tjetër të përfshirë në vrasje. ©Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *