• |
ide | kryesore

Emërimi i drejtorëve/ Debate të forta në PS-në e Shkodrës, koordinatori: Vetëm Meta e zgjidh këtë çështje

Lajme, Të fundit



Debate të forta mes anëtarëve të Partisë Socialiste kanë shoqëruar mbledhjen e sotme mbi emërimin e drejtorëve në Shkodër.

Mbledhja në fjalë e kryesisë së PS-së u drejtua nga i deleguari Arben Pëllumbi, gjithashtu edhe koordinator i Shkodrës, i cili në një deklaratë për mediat tha se situata në këtë Bashki, duhet të marrë një zgjidhje nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili sipas tij  duhet tashmë të caktojë një datë për zgjedhje vendore të pjesshme. “Presidenti duhet t’i drejtohet KQZ-së, për t’i kërkuar një datë. KQZ-ja i është drejtuar me një letër, nuk i ka dhënë përgjigje, priste 13 tetorin. Tani 13 tetori ka kaluar dhe sigurisht që Presidentit do t’i kërkohet që të caktojë një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithsesi  është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykuar edhe për të vendosur këtë gjë. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër.“-u shpreh ai.

Mungesa e drejtorëve, si rrjedhojë e konflikteve të brendshme në radhët e PS-së, ka bërë që shumë shërbime në administratë të jenë të paplota. Lidhur me ecurinë e emërimit të drejtorëve, Pëllumbi ka thënë se po zhvillohet një prces që do të marrë kohë, por “në këtë konsensus pak të gjërë sigurisht fjala e fundit i takon qeverisë, i takon ministrave, i takon kryeministrit”.

Ne kemi ngritur një grup qytetarësh të spikatur, ndofta edhe një cikë më i gjërë se kaq, të cilët janë duke bërë propozimet e tyre për emra që ata mendojnë se mund të jenë përfaquesit më të mirë të qytetarëve të Shkodrës për të drejtuar institucionet qofshin ato shtetërore qofshin lokale. Në këtë konsensus pak të gjërë sigurisht fjala e fundit i takon qeverisë, i takon ministrave, i takon kryeministrit, në dijeninë time është një proces që po zhvillohet. Duhet të kuptoni dhe të mirëkuptoni që nuk është një proces i lehtë se po të ishte i tillë bëhej me një të rënë të lapsit.”- tha Pëllumbi. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *