• |
ide | kryesore

Aksident në Përrenjas, dy persona të plagosur

Lajme, Të fundit



Një tjetër aksident është regjistruar këtë pasdite në një nga rrugët e vendit.

Nga informacionet paraprale mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në aksin Librazhd-Përrenjas dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e dy personave.

Aksidenti është lokalizuar në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit”.

Të plagosurit, shoferi dhe pasagjeri, identiteti i të cilëve nuk dihet, janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit (me targa AA158UN), që ka çuar në humbjen e kontrollit nga ana e shoferit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *