• |
ide | kryesore

Lubonja: Opozita i dogji mandatet për ndërkombëtarët

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se opozita ka djegur mandatet e ka dalë nga parlamenti për ndërkombëtarët dhe jo për shqiptarët. Lubonja u shpreh se opozita po ashtu bashkëpunon me oligarkët, e po ashtu bashkëpunon dhe me ish-ministra e ish-funksionarë të lartë në kohën e qeverisjes së PD, duke mos larguar asnjë, duke mos i ngarkuar askujt, asnjë përgjegjësi politike.

“Kam pasur rezervat e mia për daljen nga parlamenti. Ju keni dalë nga parlamenti për mendimin tim për ndërkombëtarët, jo për shqiptarët. Për t’iu thënë ndërkombëtarëve se ky nuk është vendi normal e ju duhet të ndërhyni. Aksioni opozitar ka sjellë një sensilibizim te ndërkombëtarët, por nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar sistemin dhe për të sjellë një ndryshim në Shqipëri e për të sjellë një aksion për shqiptarët e jo për ndërkombëtarët.

Për aksionin për shqiptarët, ju jeni aty ku keni qenë. Bashkëpunëtorët që keni ju, janë ish-ministra, ish-funksionarë. Vetëm një tezë më bind, teza që njerëzit janë mërzitur kaq shumë sa thonë le të vijë më i keqi, vetëm ky që është mos të jetë. Në këtë kuptim, nuk shoh dallim mes PS e PD ne atë që bëjnë për shqiptarët”, – u shpreh Lubonja.



6 Comments

  1. Faji i PD-se, qe vjen prej dobesise te Bashes, eshte qe nuk reziston gjate dhe duket e pabesueshme ne cdo gje. Basha po behet gati per tradhetine e radhes pasi i hodhi mbeshtetesit e PD drejt nje sakrifice te madhe, sic ishte moshyrja ne zgjedhje. Luli po bashkepunon me Ramen per ta kthyer kete vend ne cmendine. 6 muaj uleret per apokalips, 6 muaj ia fut gjumit dhe thote do fitojme, dhe ne fut humb. Kjo eshte sjellje edhe prej te cmenduri bipolar, edhe prej budallai. Duket se PD eshte ne dore te nje te cmenduri budalla. Rama rezulton te jete vetem i cmendur, por me grade me te larte cmendurie.

  2. Lubonja ka qene vete dakord qe opozita te largohej nga ai parlament qe e kish humbur dinjitetin per te cilen populli e votoi( por i vodhen voten) dhe qe ky KM, dihet se sa i pa durueshem e cinik qe bere, edhe me provokimet tinezare. Pra, vlera e atij,, apo ketij parlamenti se kalon klasen e politikes qe duhet te perfaqesoje. Sa per qejfe te nderkombetareve, me duket se ka dale se fundemi si mensim i zoterise Lubonja, pasi duket qe ka ndryshim ne opinionet e tija. Mbeshtetja, apo perkrahja qe paska opozita nga oligarke, duket si kondra peshe e ketij pushteti, me qellim baraz peshe e te dyja forcave politike, me qellim qe populli te zbehe shpresen tek opozita, dhe krahasimi, apo barazimi i ketij pushteti, qe Lubonja e njeh shume mire , ta barazoi me opoziten, qe asgje nuk ka ne dore pervec se fjales e protestes per ligesite qe ka sjelle e po kultivon ky pushtet oligarkesh. Mbajtja e nje boshti te qendrueshem ne konceptet analitike, do jete me ne sherbim te drejtesise demokratike.

  3. Ja bythelepirsit e salihut te merzitur per ndryshimin shume te vogel te lubonjes per lulzimen,kur nuk ke kellqe per tu mare me politike o lulu me mire liro rrugen per Griden qe duket dhe me e vendosur se ty dhe me nderkombetaret ka raport pozitiv,ti neri dhe ti fax ne qoftese deri dje kishit dyshime per oligarkine e luluse,tashme e kuptuat qe lufta qe bente lulu pa IDE,zero burreri,mos shkeputia e tij nga tutori I gjithckaje salih karaxhic berisha,dhe pak kohe ka ngelur kur ju te pranoni salihun e vertet,spaku remziu dhe izeti do ju kthejne me kemb ne toke,kur ju te kuptoni kush ka qene dhe eshte salihu dhe rruga per ne be eshte me e lehte

  4. KY VEND KA MARR FUND . KETA NUK KANE ME FRIKE NGA ASNJEGJE . VETEM NJE REVOLUCION I EGER E NDREQ KETE VEND .

  5. Je akoma per tre banda z.Lubonja ? Apo je per nje bande ? Apo mos ndoshta tashme ke nerruar mendje dhe je per revolucion total ? z. Lubonja , e gjithe ajka e intelektualeve u lind per detyre qe te organizohen dhe te japin kontributin e tyre ne te mire te ketij vendi , ndryshe gremina eshte çeshtje kohe .

    Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme : do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë , do gëzojmë me gëzimet e saj – FAIK KONICA .

    Respekte te veçanta per ju dhe te gjithe ata qe jane dhe do te jene opozitar te perjetsheme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *