• |
ide | kryesore

“Mendoja se do vdisja”: Marcelo rrëfen ankthin që mund t’i humbiste finalen e Champions

Sport



“Nuk arrija të merrja frymë. U mundova të mos më kapte paniku”. Nis kështu rrëfimi i Marcelo, një letër për Players Tribune në të cilën tregon ndjesitë e tij para finales së Champions League fituar kundër Liverpool. “Më dukej sikur dicka më ishte bllokuar në gjoks. Ky ishte presioni i madh. E njeh këtë ndjesi? Nuk po flas për nerva. Nervat janë normalë në futboll. Kjo ishte dicka ndryshe. Më dukej se po mbytesha”.

Një rrëfim i vërtet ai që mbrojtësi i majtë i Real Madrid i bën mbrëmjes më të vështirë të jetës së tij: “Edhe një mbrëmje më parë nuk isha në gjendje të haja e të flija. Nuk kisha provuar kurrë një ankth të tillë në jetën time, kështu që nuk e dija cpo më ndodhte. Mendova të thërrisja mjekun, por kisha frikë se nuk do më linte të luaja”.

Pastaj zbritja në fushë: “Kur më në fund vura këmbët në barin e fushës, pata përsëri probleme me frymëmarrjen e mendova: nëse duhet të vdes, do vdes këtu sonte. Kur nisëm lojën kundër Liverpool, nuk arrija ende të qetësohesha”.

Dicka në fakt u nxiti të përballej me sulmin e panikut: “Doja të bëja historinë – shpjegon -. Doja që fëmijët e vegjël në Brazil të më shihnin si dikur shihnin Roberto Carlos”. E në fund Marcelo triumfoi mbi ankthin: “U rreshtuam për nisjen e lojës, nën dritat e prozhektorëve, e pashë topin në qendër: aty gjithcka ndryshoi. Pesha mu largua nga gjoksi. Isha në paqe. Nuk kishte asgjë tjetër vec topit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *