• |
ide | kryesore

Nicki Minaj:Nuk jam gati për tu bërë mama

Paparazzi, Slider



Nicki Minaj dhe partneri i saj Keneth Petty, u kurorëzuan në martesë ditën e 21 tetorit. Çifti organizoi një ceremoni private ku prezentë ishin vetëm njerëzit e tyre më të afërt. Prej disa kohësh, ata kishin nisur t’i referoheshin njëri-tjetrit si burrë edhe grua, por vetëm ditë më parë arritën në zyrtarizimin e marrëdhënies së tyre. Duket se tani që janë legalisht të martuar, presioni i mamasë së Nicki-t ka ardhur duke u rritur për një fëmijë prej saj. “Mamaja e Nicki-t do që ajo të nxitojë dhe të bëjë fëmijë, e tani që është e martuar presioni ka qenë edhe më i madh. Nicki ende nuk ndihet gati për t’u bërë nënë. Ajo do fillimisht të shijojë edhe pak jetën martesore përpara se të bëhen prindër. Nëse diçka e tillë ndodh, sigurisht që ajo do jetë shumë e lumtur, por do preferonte të priste edhe pak”, tregon një burim ekskluzivisht për ‘HollywoodLife”. Kujtojmë se Keneth ka 5 fëmijë të tjerë, emra dhe mosha e të cilëve nuk është bërë asnjëherë e ditur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *