• |
ide | kryesore

Penallti për Juventus në të 94′, vëllai i Insigne shpërthen: “Jeni shkatërrimi i futbollit”

Sport



Polemika pambarim pas ngjarjeve në Napoli-Atalanta e Juventus-Genoa. Skuadra e Ancelotti (ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes: “Ndihem i sulmuar”) ka parë ti ikin tre pikët për “një gabim të tmerrshëm” të Piero Giacomelli e Var, që nuk vlerësuan penallti shtyrjen e Kjaer ndaj Llorente e lejuan kështu kundërsulmin e bregamaskëve që barazuan ndeshjen. Pak orë më pas, Juventus iu gëzua një penalltie (“prekja dallohet”) në minutat shtesë për një faull të Sarabia ndaj Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë morën fitoren në frymën e fundit me një episod që ka tërbuar Marco Insigne, vëllai i Lorenzo, që përmes profilit të tij në Instagram ka polemizuar ashpër kundër arbitrave e Var: “Ku është VAR? Jeni shkatërrimi i futbollit italian!” ka shkruar vëllai i kapitenit të Napolit, për të cilin me sa duket faulli ndaj CR7 nuk ishte.

Mes shumë komenteve të lëna në postimin e Marco Insigne duket edhe ajo e Criscito, që nuk mori pjesë në ndeshjen e luajtur në Stadium për shkak dëmtimi: “Sa neveri” ka shkruar kapiteni i Genoa, që menjëherë më pas e fshiu komentin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *