• |
ide | kryesore

Valentino Rossi shtyn kritikat dhe tregon ambicjet në Sepang

Sport



Mungojnë dy gara deri në mbyllje të sezonit 2019 të Botërorit të MotoGP. Valentino Rossi e ka të qartë se ky sezon, vetëm i mirë nuk ishte për të: “Doktori”, në fakt, nuk përfundon një garë mes pesë të parëve që nga Çmimi i Madh i Missano dhe nuk fiton një podium nga gara e tretë sezonale, Çmimi i Madh i Amerikës. Edhe në garën e fundit në Australi e ka përfunduar me një vend të tetë zhgënjyes, por Rossi nuk i vuajti kritikat dhe, në prag të fundjavës që do të sjellë Çmimin e Madh të Malejzisë, tregon: “Gara në Australi nuk ka qenë fantastike, kjo është e vërtetë, por nuk ka qenë edhe kaq negative, ka pasur edhe aspekte pozitive”.

Për sa i përket cirkuitit të Sepang, kampioni nga Tavulia ka zbuluar ndjeshmëritë e tij duke kujtuar edhe paraqitjet e mira me Yamaha vitin e kaluar, pavarësisht se një rrëzim e kishte detyruar më pas të rrëshqiste në vendin e tetëmbëdhjetë. “Tani shkohet në Malejzi, atje ku kemi provuar në fillimin e sezoni: nuk është e lehtë të kuptohet se në çfarë niveli jemi tani përpara se sa të nisë fundi i javës. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që na presin ditë impenjative, mbi të gjitha nga pikëpamja fizike, por një gjë është e sigurtë: edhe një herë tjetër do të bëjmë më të mirën tonë”, ka përfundur më pas kampioni i shumëfishtë i Botës, që të dielën e kaluar ka prerë finishin e 400 Çmimeve të Mëdha të zhvilluara në Botërorin e MotoGP.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *