Një lojtar i nivelit të lartë duket edhe jashtë fushës, jo vetëm kur shënon. E di mirë Romelu Lukaku, që të mërkurën në mbrëmje ka ftuar gjithë skuadrën për darkë, për të festuar startin magjik të kampionatit me zikaltrit e për ti dhënë një mesazh të rëndësishëm shokëve. “Faleminderit të gjithëve që jeni këtu – ka thënë sulmuesi belg gjatë mbrëmjes -. Jam shumë i kënaqur që jam këtu me ju. Faleminderit për ndihmën që më jepni, ky grup është i vecantë”. Fjalë të rëndësishme, që konfirmojnë karakterin e sulmuesit e dëshirën për të krijuar grup, si mënyrë e domosdoshme për të arritur objektivin e madh me fanellën e Inter.
E gjithë idea e belgut u konkretizua në një restorant japonez fare pranë rrugës Sempione. Protagonistë të gjithë lojtarët zikaltër. Në krye të tavolinës ishte Lukaku, që ka folur gjithë kohën në italisht, ka bërë shaka e ka qeshur e… natyisht në fund ka paguar darkën. Ajo që ka rënë në sy është klima dhe alkimia mes lojtarëve të Antonio Conte. Një skuadër gjithnjë e më e bashkuar, e aftë të qendrojë bashkë edhe jashtë terrenit të lojës. Një mënyrë e zgjuar për të krijuar lidhje të forta, për të zbehur presionin atëherë kur duhet e për ta transformuar organikën e Inter në një grup të vërtetë të gatshëm të japë gjithcka për të përmbushur misionin.
https://www.youtube.com/watch?v=4-Lw2wrMEzA