• |
ide | kryesore

Video/ Kllouni i frikshëm mbërrin tek Juventus: bardhezinjtë e njohin menjëherë ‘shakaxhiun’

Sport, Video



Një klloun i frikshëm, por që nuk trembi asnjë. Arsyeja e thjeshtë: e njohën menjëherë. Cristiano Ronaldo kishte idenë të vishej si një klloun për Halloëeen, për ti trembur shokët e skuadrës së Juventus, përmes një përshëndetje tmerruese. Por në fakt askush nuk e pati këtë efekt, madje bardhezinjtë buzëqeshën me modelin e kostumit të tij. Ishte më komike se e tmerrshme, por funksionoi për të festuar ditën e Halloween.

Fëmijët zakonisht shkojnë në dyert e shtëpive në kërkim të ëmbëlsirave apo rrengjeve, gjatë ditës së famshme. Tradita, tipike në Amerikë, dhe e kopjuar në të gjithë botën, kapërcen nga rrugët në stadiume. Si e tillë, Ronaldo vendosi të përfshihej në këtë festë pagane. Veshja e tij kishte një klloun, që qendronte sipër një kllouni tjetër. Një xhaketë e verdhë, një maskë dhe pantallona të zeza plotësuan kostumin e tij, por për faktin e tij të keq CR7 është shumë i pangatërrueshëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *