• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia meksikane kapi djalin e El Chapo, por e liroi nga frika e kartelit të Sinaloas

Lajme, Të fundit



Autoritetet meksikane publikuan pamjet e tentativës së pak ditëve më parë, për të arrestuar djalin e bosit meksikan të drogës El Çapo. Por presidenti justifikoi policinë që tërhoq, pasi sipas tij zonën e rrethuan anëtarët e armatosur të kartelit të Sinaloas.

Autoritetet meksikane publikuan këtë video, që tregon momentet kur efektivë të policisë ushtarake ndërhyjnë në një banesë për të arrestuar Ovidio Guzmanin, djalin e El Çapos, kreut të kartelit famëkeq të dogës të Sinaloas.

Xhirimet janë kryer me një kamerë trupi që e mbante drejtuesi i operacionit, i cili u bën thirrje vazhdimisht të qëndrojnë të qetë, njerëzve të Guzmanit që e shoqërojnë të shqetësuar.

Operacioni mban datën 17 tetor, por policia ushtarake nuk arriti ta finalizojë. Ata u detyruan t’a lënë të lirë, pasi zonën e rrethuan qindra pjesëtarë të armatosur të karteleve të tij. Në video, dëgjohen në sfond të shtënat me armë prej tyre.

I vënë përballë kritikave nga opinioni publik, presidenti meksikan justifikoi vendimin për lirimin e tij.

“Vepruam në mënyrën më të drejtë, për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Do të duheshin deri 3 mijë forca në atë moment, mitralozë, helikopterë për të ndërhyrë. Për më tepër, na kërcënuan se do të vrisnin civilë si hakmarrje” – tha ai.

I zgjedhur president një vit më parë, Lopez Obrador i ka shpallur luftë karteleve të drogës, por që deri më tani ka dështuar në uljen statistikave të vrasjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *