• |
ide | kryesore

Vrasja e komisar Artan Cukut, rinis tek Krimet e Rënda procesi për të akuzuarit

Lajme, Të fundit



Ka rinisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuarit për vrasjen e komisarit, Artan Cuku.

Jambelli dhe Leci janë liruar nga autoritetet greke të cilat rrëzuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim. Në seancën e sotme, Gjykata relatoi se përgjatë këtij viti që çështja ishte e pezulluar, policia e Fierit dhe e Beratit kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, pa i gjetur.

Neshat Fana Avokati i familjes së Artan Cukut, Neshat Fana, e cilësoi si qesharak faktin që Policia i kërkon të akuzuarit në Shqipëri, ndërkohë që ata janë liruar në Greqi. “Kjo është qesharake ju kërkoni në Fier e Ballsh për të pandehurit kur të gjithë e dinë që Jambelli dhe Leci janë liruar nga Greqia”, citohet të jetë shprehur Fana.

Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së komisarit Cuku, ndërsa Leci si ndihmës i tij. Procesi ishte pezulluar për një periudhë 13 mujore. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *