• |
ide | kryesore

Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit?

-Instant, 1, Ide

Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja do të merrte ngjyrime të forta politike pas sulmeve publike që atij i bënë kryeministri dhe zëvndësi i tij, tre javë më parë. Në çdo vend normal të botës, breshëria e kallashnikovit ndaj një njeriu të ligjit, për të cilin shefi i qeverisë ka bërë thirrje për ndëshkim, e ka etiketuar si të paguar nga bandat, e ka bërë si tabelë qitje disa herë me radhë, nuk do të kalonte pa skandal.

Aq më tepër në një vend si ky yni, kur lidhjet e politikës me krimin nuk kanë nevojë për fakte, aq më tepër në Durrës kur mpleksja e interesave elektorale me ato mafioze ka arritur kulmin, aq më tepër në sfondin e allishverisheve dhe fallcifikimeve në të cilat është implikuar rilindja në këtë zonë, një ngjarje e tillë, e tmerrshme, do të linte shumë vend për dyshime.

Pandehmat e zeza do të bëheshin edhe më të mëdha po ti riktheheshim memories së qevisjes Rama. Raste si ato të goditjes së Dritan Zaganit, vetëm se denoncoi lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt, si ato të linçimit të policit që ngriti zërin për përdhunimin e një vajze nga djali i një deputeti të PS, dëshmojnë se përpara se të marrë anën e punonjësve të tij, shteti i ndëshkon ata ose i lë në dorë të krimit.

Askush nuk mund ta thotë (÷shtë tepër shpejt) se ngjarja e Shkozetit ka ngashmri me këto të mësipërmet. Por pasi ka d÷gjuar për to, askujt nuk mund ti heiqet e drejta të ngrejë dyshime.

A janë atentatorët që plagosën prokurorin Ndoja dhe tre të tjerë, të frymëzuar nga pushteti? A janë yshtur vrasësit në tentativë për të goditur mbi targetin e tyre, nga fakti se ai ishte linçuar nga maja e piramidës?

A janë thirrjet e skandaloze të qeveritarëve të lartë, në mos një bashkëpunim, një frymëzim për krimin?

Këto pandehma të errëta janë normale në një situatë si kjo. Kushdo që nuk do ti thoshte do të ishte ose një shërbëtor i qeverisë, ose më keq akoma, një shërbëtor i krimit.

Po nga kjo e deri tek të vënit e gishtit mbi Edi Ramën si udhëruesi i drejtëpërdrejtë i atentatit, ka një diferencë të madhe.

Vetëm pak minuta pasi u mor vesh masakra e Shkozetit përfaqësuesit e PD dhe LSI-së nxituan të bëjnë pikërisht këtë. Ata e shpallën kryeministrin të përfshirë në krim, e vizatuan atentatin si të paralajmëruar, madje shpallën edhe fazën e re të Vettingut: atë me plumba.

Natyrisht, po aq sa janë legjitime dyshimet mbi kreun e qeverisë, për atë që ka ndodhur sot, po aq të pabazuara janë edhe “të vërtetat” e etiketimit të tij si vrasës.

Në këtë pikë, opozita nxitoi të bëjë të njëjtin gabim si Rama tre javë më parë, duke u vetëshpallur në pozicionin e atij që ka monopolin e së vërtetës. Dhe kjo është ndihma më e mirë që mund ti japësh dikujt që është në hall: ta akuzosh pa prova për një gjë më të madhe sesa ajo për të cilën ai është kapur me presh në duar.

Pikërisht këtë gafë bënë sot PD dhe LSI me akuzat e tyre të drejtpërdrejta. Ato bënë çmos për të krijuar fabulën se ishte Rama ai që e urdhëroi atentatin, duke anashkaluar atë që është e prekshme dhe reale: se sot u godit me kallashnikov mbi një njeri, të cilin pavarësisht nga aktet e tij,  shteti e kish shpallur publikisht si fajtor pa gjyq.

©Lapsi.al

18 Comments

  1. Kur shteti, na e paska shpallur fajtor pa gjyqe, por duke pare e degjuar kercenimet e dy te plot fuqishmeve, perse nuk duhet te themi se keta jane kurdisesit dhe organizatoret e atentatit, kur boterisht dihen maredheniet e ketij pushteti, e ketij KM, me bandite e drogmene, qe i ka ne sherbim te plote per interesat e tije e te bandes se rilindjes. Edhe nese eshte dora e pushtetit ne kete ngjarije, prape do kemi alibite politike, e dinake, qe kjo te kaloi si gjithemone me te tjerat nga kjo prokurori. Na thoni se ne sa ndodhi skandaloze te shtetareve ky KM ka pranuar deshtimin, apo diskriminimin shteteror ne shume ngjarje, pa i listuar, kur ka pranuar e ndrequr gabimet, qe ta coje perpara demokracine, por vetem e ka lene nen meshiren e banditeve, hajduteve e drogemeneve sepse me to e ka lidhur jeten politike ne kete pushtet te felliqur, ku askushi nuk ka me siguri per jeten . Ku jemi, e nga po shkojme, por kush do na shpetoi nga keta, e kjo lukuni banditeshqe ka kultivuar ky bandit, nese ne, populli ti japin derrmrn e te jape llogari per fatkeqesite e shkatrrimit te demokracise europiane, ne ate pseudo demokaciputiniste, me mbetjet e kodosheve te se kaluares.

  2. Direkt apo indirekt,drogaxhiu dhe liliputi llapaqen,jan fajtore,sepse kan parapërgatitur terrenin,
    per nje atentat te tille,duke i mohuar mbrojtjen Prokurorit,per te trimeruar kriminelat.
    Perderisa Kryeministri dhe Z/ Kryeministri,kan bere publikisht thirrje per ndeshkim te Prokurorit
    Arjan Ndoja ,duke e etiketuar si te paguar nga bandat,pikerisht ne momentin qe gjykohej militanti i
    PS Liridon Pula,atehere jan fajtore qe te dy.Rama kerkon demshperblim per cdo shpifje te pafaktuar
    nga drejtesia;po per nje shpifje me pasoje vrasjen,si rastin n fjale,çfar denimi duhet te jepet?Edvin
    Escobar D’Rama e ka degraduar Shtetin shqiptare deri ne ate pike,sa askush nuk ka më besim se ky
    vend do te funksionoi normal nje Ditë.

  3. Me keq do te behet, kur prokrori ja lyp klientes ,kur kryeprokurori del hajdut ,e ka henger dreqi shtetin.Ky Ndoja eshte bandit.

  4. I gjithe Durresi e di cfare ka bere ky prokuror. Kjo deklarate e e Erion Braces, si te duket ty Bushat???
    Tani ne e dime qe si ai qe u qellua dhe ata qe qelluan nuk jane burra te mire, por kryeministri dhe zevendesi i tij qenkan ne dijeni te ketyre pazareve. Se nuk u shkrepen armet per krushqi te prishur dreqi ta haje… O Bushat mavrija

  5. Ne Shqiperi do vazhdohet te akuzohet pa prova persa kohe nuk do kete asnje organ qe interesohet per provat. Ajo qe nuk kuptoj eshte, se pse opozita e pa te nevojshme qe per te akuzuar Ramen, te bente dhe avokatine e nje prokurori qe shetit me kriminele. Mund t’i kishte ndare lehtesisht keto dy gjera. Fakti qe ai mund te jete duke prishur planet e Rames, nuk do te thote se e ben per interesat e qytetareve. Me shume mundesi e ben per interes te bandave te tjera ne konflikt me banden e qeverise ne nje ceshtje. Te pranosh kete gje nuk do te thote te shfajesosh Ramen nga akuzat per vrasje, qe mund te jene te arsyeshme.

  6. Po si nuk the një fjalë të mirë për opozitën more beu ynë, bushati ynë. PD Lsi paskan bërë gafë, po ajo që bëri edvini çfarë quhet?

  7. Titulli i shkrimit të Bushatit ka pyetjen intriguese :
    “Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit” ?
    Duke parë këtë titull, lexuesi pret të marë përgjigjen se kush e paskej dhënë urdhërin.
    Por duke e lexuar shkrimin deri në fund, duket kjartazi se Bushati as që ka pasur në mënd për të zbuluar se kush e ka “urdhëruar” atentatin, por pasi e arsyeton këtë ngjarje si pasojë e kërcënimit që i bënë Rama e Braçe viktimës Ndoja, rreket të ngrejë një akuzë për opozitën se ajo paska mashtruar duke e bërë fajtor të “pafajshimn” Rama.
    Pra Bushati si gjithmonë është në linjën e tij e të një grupi të thekur majtist të “analistëve”.
    “Rilindja është një sekt kriminal i partisë socialiste që ja nxiu asaj biografinë, ama fajet i ka Saliu” ????????????

  8. Pak rendesi ka se nese urdheroi krimi apo politika . E sigurt eshte qe krimi dhe politika jane sinonime te njeri tjetrit , jane simbioze me njeri tjertin . E sigurt esht se jetojme ne nje vend ku me i frikshem eshte polici se hajduti , ku me i frikshem eshte politikani se krimineli , ku me i frikshem eshte shteti se mafia . Por ajo qe eshte me e frikshme eshte se e ardhmja e ketij vendi eshte akoma me e pasigurt dhe po shkone drejt veteshkaterrimit .

  9. Rasti eshte kriminal. Nuk eshte hera e pare qe i behen atentate Rumit. Kete radhe ishte me te dhe pokurori. Qe sikunder dihet eshte thjesht nje kriminelo-prokuror. PD apo PS, apo LSI. Sado njera apo tjetra pale tenton te beje moralistin e kane kot.

    PD eshte e kompromentuar pasi me te drejte mafia e Durrsit mbetet e lidhur ngushte me Argiten, studion e saj ligjore dhe te gjithe ato qe kane interesa ne pronat ne bregdetin e adriatikut. Si psh nje i ashtuquajtur gazetari Fefziu.

    PS eshte e kompromentuar pasiqe njesoj eshte e lidhur me mafien e Durrsit. Eshte kjo mafie qe i ka garantuar pushtetin lokal me Gjushin ne krye per nje kohe te gjate. Dhe benefitet si leje ndertimi, karbirante etj.

    LSI, po sigurisht e kompromentuar. Keta bien dhe kushurinj te pare
    me padrinon e Durresit. Sidomos keta kane patur akses te plote ne sektorin e prokurorise. Qe me Spartakun, cunat e tij, Nasipin, & Co.

    Nje gje smerret vesh: Bollino me analizat e veta idiote dhe qe as te lejon ta kritikosh. Vetem lavde do.

  10. Zoterinj! Nuk po e kuptoni se nuk i kerciti njeriut se kush vret nje prokuror mafjoz me miq kriminele..Njerezit e kane mendjen se shteti po zillet si mafioz e kriminel me ta..e nuk p e vrasin mendjen se cfare ngjyrimesh politike ka ngjarja..Shume here duket sikur Mediat dhe Politika jane Km mbrapa ndjesive dhe qellimeve te njerezve te thjeshte!

  11. Bushati kam respekt per ty por ky artikull te doli huq, pasi eshte arrestuar nipi i nje deputeti problematik rilindas.
    Ja ku u be lidhja edhe me kryeministrin dhe qe i ben trima keta plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu