• |
ide | kryesore

DASH nxjerr raportin për terrorizmin: Shqipëria aleate, por ka probleme me korrupsionin

Lajme, Të fundit



Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Terrorizmin ku përmblidhen arritjet dhe sfidat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të luftuar dhe mposhtur organizatat terroriste gjatë vitit 2018.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti thekson se korrupsioni dhe pengesat për shkëmbimin e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm dhe një sistem gjyqësor me funksionim të dobët vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet. Reformat kushtetuese dhe ligjore për gjyqësorin janë duke u zhvilluar, duke filluar me verifikimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsionin, aftësinë dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Që nga dhjetori i vitit 2018, komisioni i verifikimit dhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit kishin pushuar nga puna 30 gjyqtarë, konfirmuan 31 gjyqtarë të rinj, si dhe shënuan 16 dorëheqje gjyqësore që predominuan procesin e verifikimit. Për më tepër, në dhjetor, Shqipëria themeloi Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor: organe që do të shërbejnë si shtylla të një sistemi gjyqësor të pavarur, cilësor.

Me tej ne raporti thuhet se ndër vendet evropiane që ndërmorën hapa konkrete kundër terrorizmit të mbështetur nga regjimi iranian, përmendet edhe Shqipëria. Sipas Departamentit te shtetit thuhet se Shqiperia vazhdoi të mbështesë me forcë përpjekjet anti-terror, si dhe vazhdoi të marrë pjesë në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS-it.

Kërcënimi terrorist në Shqipëri vjen nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si dhe nga përpjekjet për radikalizimin e rinisë shqiptare drejt dhunës. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin iranian, në përgjigje të një plani të sponsorizuar nga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri.

Shqipëria vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve. Me gjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.



3 Comments

  1. Ndoshta ka ardhe koha qe edhe ne te ndryshojme emrin dhe te themi Republika Socialiste e Korrupsionit.Me kete rast hiqet edhe tog faleshi “lufte ndaj korrupsionit” se i bie qe te bejme thirrje per lufte ndaj Republikes.

  2. Nga raporti del qe jane trajtuar vetem 10% e gjyqtareve ne gjithe keto vite qe na cajne karin me reformen. Per qytetaret nuk ka asnje rendesi cilesia e te vleresuarve, sepse sistemi i drejtesise nuk ka hierarki. Ne shkalle te pare dhe ne apel vazhdon ti qihet nena, ndersa e larta as nuk funksionon. Suksese te metejshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *