• |
ide | kryesore

Donika Prela viziton në spital prokurorin e plagosur

Lajme, Të fundit



Gjendja e prokurorit Arjan Ndoji, që ka marrë një plumb në qafë në atentatin e së premtes është e normalizuar. Ai komunikon normalisht, ndërsa ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit. Aty e ka vizituar përveç familiarëve edhe Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mësohet se ajo është takuar për pak minuta me kolegun e plagosur. Prela shoqërohej edhe nga Tonin Vocaj, drejtues i lartë në Policinë e Shtetit.

Nga ana tjetër, personi që udhëtonte me Ndojën në makinë, Aleksandër Laho, është një personazh problematik, i dyshuar për përfshirje ne aktivitete kriminale, që ka ndryshuar disa herë identitetin, dhe që dyshohet të jetë i përfshirë dhe në rrahjen që ju bë një biznesmeni libanez, i cili po investonte për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit.

Aleksandër Laho (njohur dhe me emrin Pëllumb/Landi Muharremi) ndodhet ende në sallën e operacionit. Në atentatin e ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit, ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në nofull nga një plumb. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *