• |
ide | kryesore

Drejtorët e Shkodrës/ Përplasje në mbledhje mes Ramës e Stërkajt, deputeti: E keni kthyer në tender

Lajme, Të fundit



Mbledhja e sotme në selinë rozë mes kryeministri Edi Rama dhe drejtuesve të rajonit të Veriut është shoqëruar me debate të forta.

Mësohet se në diskutimin me në fokus emërimin e drejtorëve të rinj në Shkodër, ka spikatur një përplasje mes kreut të qeverisë dhe deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj.

 

Zbardhja e një pjese të debatit Rama-Stërkaj:

Paulin Stërkaj: E keni kthyer në tender, kjo gjë duhet të marrë fund. Emërimet e drejtorëve, secili çon emrat e tij.

Edi Rama: Nuk e kemi bërë si tender. Musai më tha që i keni çuar 7 lista. Kam pritur deri më tani që këtë problem t’a zgjidhni ju. Tani do merrem vetë, meqë ju nuk i dhatë drejtim. Problemet në PS e Shkodrës do të diskutohen në një mbledhje të posaçme të hënën. Në mbledhjen e të hënës do të diskutohet për emërimet e drejtorëve të rinj në Shkodër. Për aq kohë sa ju nuk vendosni mes veti, do t’i vendos unë drejtorët.

PS-ja e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, nga detyra e koordinatorit të qarkut. Ngërçi ka vijuar me largimin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr, Valdrin Pjetrit, pasardhësit të Bushatit, pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike e dokumenteve për arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia. Pas largimit të Pjetrit, Rama ka komandur 4 drejtues, por një prej tyre Arben Pëllumbi deklaroi dje se struktura drejtuese e PS-së në Shkodër është shkrirë.

Dy ditë më parë, mbledhja për emërimin e drejtuesve të bashkisë Shkodër, u shoqërua me tensione pasi PS-ja lokale nuk ka pranuar të zhvillojë procesin zgjedhor në parti. Strukturat partiake të Shkodrës kanë refuzuar Senida Mesin, Luan Harushën dhe deputetë të tjerë duke thënë se nuk mund të punohet pa e ditur se cili është drejtuesi politik i qarkut.

Mësohet se një nga shqetësimet e ngritura në mbledhje ka të bëjë më pushtetin e madh që kreu i qeverisë i ka lejuar Tom Doshit, i cili pavarësisht se kandidon në zgjedhje me logon e partisë Social Demokrate, ka vazhduar të ketë influencë në PS, përmes marrjes nën kontroll të drejtorive në Shkodër. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. Paulini and Co hapin rruge ne Sauk per ndertime pallatesh. Ishalla nuk i thone Rames te japi La Linda Bonita ndonje dite, meqe po e qine ne vesh cdo sekonde…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *