• |
ide | kryesore

Flasin mjekët: Cila është gjendja e prokurorit Arjan Ndoja

Lajme, Të fundit



Mjeku i urgjencës në spitalin Rajonal të Durrësit ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të prokurorit Arjan Ndoja, i cili u plagos sot në një atentat me armë teksa udhëtonte me makinë drejt Tiranës. Mjeku Arjan Tivari i tha “News24” se Ndoja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë frakturë të klavikulës (afër shpatullës).

Sipas tij, i plagosuri tjetër, Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndodhet në sallën e operacioneve, për shkak të dëmtimeve që ka marrë në nofull.

“Jam mjeku i urgjencës në spitalin rajonal Durrës. Më hollësisht duhet të fliste një kirurg. Me një prej të sëmurëve është duke u punuar në sallën e operacioneve. Prokurori është jashtë rrezikut për jetën, me një frakturë të klavikulës.

Një person është nisur drejt Tiranës. Prokurori është në reanimacionin e spitalit, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa personi tjetër ka dëmtim të nofullës. Personi i tretë u dërgua në Tiranë, pasi gjendja e tij ishte e rëndë”, – tha mjeku. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *