• |
ide | kryesore

FOTO/ RENEA blindon Durrësin pas atentatit ndaj prokurorit Ndoja

Lajme, Të fundit



Forcat e RENEA-s janë vendosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, për shkak të situatës të krijuar pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Siç shihet edhe nga foto e siguruar nga Top Channel, mjetet e RENEA-s ndodhen në qytetin bregdetar. 

Aktualisht gjendja në Durrës paraqitet e qetë, ndërsa më herët në spital ishte edhe Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila u takua me prokurorin e plagosur.

Makina me të cilën udhëtonte Arjan Ndoji, së bashku me dy persona të tjerë, Landi Muharremi dhe Andi Maloku, u godit pasditen e sotme me breshëri plumbash pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Tiranë-Durrës. Të 3 personat morën plagë, por në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi i makinës, Andi Maloku. /TCH

 


3 Comments

  1. Po po pirdh pirdh se lirohesh. Kta te han mutin..mjafton shullazi me cunat dhe ikin te gjithe… per sa kohe kryebanditi eahte rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *