• |
ide | kryesore

Historia e një shqiptari: Italianët mirënjohës për Igli Tare. “jep shpresë dhe ka një mesazh”

F1, Sport



Drejtori Sportiv i Lazio, shqiptari Igli Tare, duhet falenderuar, sepse puna e tij ofron shpresë, jep një mesazh të fuqishëm se paratë nuk janë gjithcka, se në botën e pushtetit të emirëve, mund të kesh hapësirën tënde edhe kur nuk i ke milionat në arkë. Është e lehtë të kuptosh përse Igli Tare ishte i pari në listën e preferencave të Paolo Maldini, për rolin e drejtorit të ri sportive të Milan. Vendosi në dispozicion një buxhet të reduktuar e në më të shumtën e rasteve të sjellë në shtëpi lojtarë të panjohur e befasues që pas nj viti trefishohen në vlerë. Profili ideal për një Milan që kishte përfunduar në morsën e fair play financiar, që do të mbyllet me një pasiv prej 80 milionë në fund të semestrit të ardhshëm të bilancit, e që kërkon të ndërtohet duke nisur nga të rinjtë premtues, pas blerjeve për tu harruar në tre sezonet e fundit për një shifër që në total kalon 400 milionët.

Pas ndonjë tentacioni, Tare tha jo. Do të qendrojë tek Lazio, me të cilët ka kontratë deri në 2020 firmosur nëntorin e kaluar e që tani mund të pësojë përmirësim. Motivet e refuzimit nuk janë ende të ditur, por gjithcka të bën të mendosh se në vendim ka peshuar ndikimi që presidenti Lotito ka mbi shqiptarin. Afeksion, alkimi, ndoshta mirënjohje. Nga ana tjetër, nëse një shoqëri e lavdishme si Milan, edhe pse në fazë rindërtimi, është e gatshme ti japë besim një drejtori sportiv që do të prezantohet në mbledhjet e shoqërisë duke prezantuar një listë emrash të pashqiptueshëm për të investuar para – edhe pse pak – , pjesa më e madhe e meritës është e Lotito, që besoi tek ai kur as Tare vetë nuk e imagjinonte se kush mund të bëhej.

10 vjet më parë Tare ishte prezantuar në zyrën e Lotito për të diskutuar për rinovimin e tij si lojtar, ishte 35 vjec. Presidenti kishte një ide tjetër: «Të ofroj mundësinë të dalësh nga kjo derë për të reflektuar dhe të kthehesh si drejtor i një klubi të madh. Të takon ty të vendosësh, je ende pa eksperiencë, por shpresoj të ma shpërblesh». Motivet që e shtynë presidentin për atë propozim nuk ishin shumë bindëse, që Tare të mos mendonte se Lotito ishte një i cmendur që i ofronte atë vend. Edhe në Shqipëri shtypi ishte skeptic, si ka treguar kohët e fundit Tare për Digitalb: «shumë pyesnin: “si është e mundur që ky të bëhet drejtor sportiv?”». Lotito kishte vendosur ti besonte Tares sepse flet gjashtë gjuhë, ishte jashtë nga ambjentet romane e ndoshta sepse imagjinonte, duke e njohur, që do të bënte më të mirën në këtë aventurë.

Tare njeh mirë fjalën sakrificë, e ka mësuar që fëmijë, kur i ati Isa e zgjonte në 6.30 për të bërë gjimnastikë. E di cdo të thotë të punosh fort për të arritur një objektiv, atë që dikur e quante ëndërr dhe e bëri të largohej nga Vlora, qyteti i tij i lindjes, për të arritur të luante në serie A. Një zakon, lodhja për të qenë i nevojshëm në fushë, që i vlejti vlerësimin e tifozëve të Brescia, Bologna, Lazio, e që nuk e ka braktisur edhe tani që mban xhaketë e kollare.

Tre vjet më parë, kjo dhënie me mish e shpirt po i kushtonte shtrenjtë. I konsumuar nga stresi, ai e kishte ndjekur ekipin drejt Napolit, për një ndeshje vendimtare në Champions League, megjithëse mjekët e kishin ndaluar atë. Ai përfundoi nën kujdes intensiv për nëntë ditë, ai vetë tha se në një moment të caktuar ishte më tepër përtej se këtej, dhe kështu ai e kuptoi që obsesioni është një grackë dhe se ka diçka më të rëndësishme se diçka aq e rëndësishme sa futbolli. Ai madje i lejoi vetes një pushim me familjen e tij, tetë ditë në Dubai pas tetë vjetësh përqëndrimi në punë: “askush nuk po e besonte”.

Kjo përfshirje e butë është gjithashtu për shkak të mënyrës së tij të punës. Ndryshe nga kolegët e tij, Tare nuk mbështetet në një rrjet të gjerë vëzhguesish dhe skautësh, por mbështetet mbi të gjitha mbi veten dhe një ekipi të vogël analistësh. Në epokën në të cilën shoqëritë kanë sy kudo, e vetmja mbështetje ku ata besojnë është një platformë ruse që prodhon statistika të lojtarëve, të cilën Tare e përdor para se të qëndrojë para ekranit dhe të kalojë natën duke shikuar video. Nëse ajo që pa i pëlqeu mjaftueshëm, ai lëviz pesonalisht dhe me muaj lëviz në Evropë për t’i parë ata lojtarë të jetojnë, të cilët për ta bindur atë nuk duhet të tregojnë vetëm cilësitë e tyre futbollistike. Aspekti njerëzor, për Taren, është një komponent themelor. Dhe para se të marrë një lojtar, ai dëshiron ta takojë atë, të bisedojë me të, të takojë anëtarët e familjes.

Kompetenca dhe vlerat, kjo është receta e tij dhe për ta formuar mjaftoi të tërhiqej nga e kaluara e tij si lojtar dhe si njeri. Tare u rrit duke vëzhguar i mrekulluar Milanin e Sacchi dhe hollandezëve, identifikoi në klasin e Marco Van Basten burimin nga i cili duhet të marrë frymëzim, edhe pse karakteristikat e tij si lojtar nuk jepnin mundësi të mëdha krahasimi. Pastaj, pasi arriti në Brescia, ai ndau dhomën e zhveshjes me Baggio dhe Guardiola. Dy takime vendimtare për të temperuar vizionin e tij. Falë të parit ai kuptoi vlerën e klasit, veçanërisht nëse bartet në një mënyrë të caktuar: «përulësia e tij më bëri përshtypje, ai kurrë nuk më bëri të peshonte emrin dhe famën e tij. Unë e konsideroj atë një shembull për të gjithë». Aq sa për ta marrë atë si një referencë thelbësore dhe të përplasej me ata që ishin larg, si Mauro Zarate: “ai është një nga lojtarët më të fortë që kam parë që kur kam shkuar në Lazio, por në jetë nuk mjafton të kesh cilësi, të duhet përulësi”. Nga e dyti ai mësoi se si të jetonte në mënyrë pozitive hierarkitë, rëndësinë e respektit për punën e të tjerëve, atë që Guardiola nuk e humbi kurrë ndaj Mazzone në bisedimet e tyre të gjata, pavarësisht se kishte ide diametralisht të kundërta me ato të trajnerit të tij.

E gjithë kjo ka formuar Taren që njohim sot, atë që zbuloi Milinkovic-Savic, atë shkoi për të marrë Keita në Barcelonë për 400 mijë euro, ai që solli tek Lazio të riun De Vrij dhe Miro Klose, atë që nga Brazili u kthye me Hernanes dhe Felipe Anderson, ai që zbuloi Strakoshën, Lulic dhe Lucas Biglia, që besoi në potencialin e një Luis Alberto të humbur, që riktheu në Itali Ciro Immobile dhe Correa. Intuitë dhe goditje vizionare, të cilave u shtohen edhe gabime si Bruno Pereirinha dhe Ravel Morrison, Moritz Leitner, Gaile Kakuta dhe shumë të tjerë. Gabime që në buxhetin e përgjithshëm të përvojës së tij dhjetë vjeçare si drejtor sportiv i Lazio zënë një vend të dytë dhe nuk ndikojnë në gjykim, madje edhe për atë që kushtuan, shumë pak, shumë pak. U desh ca kohë, u treguam skeptikë dhe vetëm tani arritëm ti japim Tare atë që i duhet dhënë Tares, ti njohim aftësitë e atij që në heshtjen e punës së palodhur dhe me buxhetet e reduktuara në dispozicion gërmon për të gjetur lojtarë që shpesh bëhen talente, ose si i pëlqen dikujt ti quajë, plusvalenca.

Por merita e Tare nuk është vetëm kjo. Duke e parër atë me kujdes, me buzë të shtrënguara dhe sytë e vegjël e të lëvizshëm, ai duket si një rreshter i ngurtë. Në realitet, është vetëm imazhi i seriozitetit dhe intimitetit të tij ekstrem, që nuk do të thotë ashpërsi, përkundrazi. Tare di si të transmetojë empatinë, ai dëshiron që të gjithë (lojtarët, stafi, menaxherët) ta quajnë Igli dhe jo drejtor, ai është i vëmendshëm dhe i ndjeshëm ndaj gjendjes shpirtërore, ai e di se si të jetë pozitiv në momentet e vështirësisë. Dhe vëmendja e tij për dimensionin njerëzor ka kontribuar në bërjen e Lazios një mjedis të shëndetshëm dhe të disiplinuar; ka lejuar zhvillimin e një projekti të virtytshëm që ka çuar në ndërtimin e një identiteti të qartë dhe të një sistemi vlerash, në të cilin të gjesh veten, edhe përmes fytyrave të protagonistëve të saj, siç është ai i Simone Inzaghi, për tre vjet drejtues i një grupi koheziv dhe përfaqësues perfekt i kësaj familje të ngushtë.

Lotito dhe Tare janë një çift i çuditshëm dhe plotësues, në të cilin Tare, me modestinë dhe butësinë e tij, përfaqëson të kundërtën e përsosur të presidentit të tij, vullkanik dhe shpesh herë mbytës në limitet karakterialë. Në këtë balancim është krijuar një lidhje e fortë, deri në atë pikë sa Tare ka mbrojtur vazhdimisht Lotito nga sulmet e jashtme që ai ka zakon të tërheqë drejt vetes, duke arritur për ta përkufizuar atë si “presidenti më i mirë që mund të ketë”. Nuk është për t’u habitur, pra, që Lotito arriti ta mbajë, në të njëjtën mënyrë që Tare, disa javë më parë, kishte bindur një Inzaghi me valixhe të gatshme, për të qëndruar, duke i ribashkuat pjesët mes teknikut dhe presidentit. Është sikur të gjithë tek Lazio janë të gatshëm të sakrifikojnë veten për njëri-tjetrin për të ruajtur harmoninë dhe planifikimin, ekuilibrin e gjetur në këto vite e të përpiqen të arrijnë atë kualifikimin në Champions, që pas një Kupe Italiane dhe një Super Kupe Italiane të fituar në këtë cikël, do të ishte shpërblimi i duhur për menaxhim të virtytshëm. Rezultati që do të forconte më tej punën e heshtur të Igli Tares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *