• |
ide | kryesore

John Cena dhuron mijëra dollarë për dëmet në Kaliforni

Paparazzi, Slider



Aktori dhe keçisti i njohur John Cena do të dhurojë 500 mijë dollarë për organizatat që mbështesin zjarrfikësit. Ai ka bërë me dije se është ndikuar nga zjarret që janë shtrirë së fundmi në Golden State, Kaliforni. Cena e ka komunikuar nismën përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Po kërkoj që sot të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar ata që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbrojtur të gjithëve ne”-ka shkruar John Cena krahas fotos së publikuar. “Momentalisht, Kalifornia po përjeton një situatë mjaft të vështirë; zjarret po shtrihen masivisht në të gjithë territorin e vendit, që do të thotë se zjarrfikësit tanë janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe ata kanë nevojë për ndihmën tonë”– është shprehur Cena në video.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *