• |
ide | kryesore

KQZ vendos shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Vendimi është marrë nga KQZ-ja në formë unanime, me 5 vota pro.

Mbledhja e KQZ-së vjen disa ditë pasi Prokuroria konfirmoi akuzat e ngritura ndaj Kajmakut nga Partia Demokratike, e cila denoncoi se kandidati fitues i socialistëve në zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, kishte llogari të hapura me drejtësinë greke.

Organi i akuzës konkludoi se gjyrmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve) të Kajmakut përputheshin me të “Jorgo Totos”, emër i përdorur prej tij gjatë qendrimit në Greqi. Thënë këtë, verifikohet se Kajmaku ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco. Pas konfirmimit të Prokurorisë, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Prej dy muajsh, PD-ja e ka akuzuar Kajmakun për “llogari të hapura” me drejtësinë greke. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga PD-ja, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik. Kajmaku është shprehur se emrin e ka ndryshuar si “një pjesë e mirë e shqiptarëve”, për t’iu dhënë mundësia e qendrimit në shtetin fqinj.

Në gusht, PD-ja publikoi “dokumentin autentik” të Gjykatës së Janinës, sipas të cilës kandidati i Partisë Socialiste dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, është arrestuar në territorin grek në vitin 2003 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”, për të cilën parashikohen më së paku 10 vjet burg. Sa i përket kësaj akuze, Kajmaku ka thënë se më 12 shtator të këtij viti, Gjykata e Apelit në Janinë e ka shpallur të pafajshëm.

Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. ©Lapsi.al

 



10 Comments

  1. Pse nuk vazhdon akoma rrolin e kamikazit ky Denar Biba? Paska kuptuar qe me letra e hane keta burgun e jo Rama. Rrote kari me nje hale shkolle….

  2. Ja u largua edhe ky , po pastaj ça ngelet , çfare do te ndodh ? Vetem nje gje eshte e sigurt , qe ky do te zevendesohet nga nje tjeter qe me siguri do jete o kriminel , o hajdut ose injorant . Popull mos rri po duku se ndryshe kete vend e mori lumi . Secili prej nesh te jape kontributin e tij dhe te behemi armiq te perjetshem me armiqt e ketij vendi .

    Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj – FAIK KONICA

  3. Ku te gjeje Rama i gjore njeri te sakte.
    Po sikur Kajmak ziu te kete paguar ryshfet 500 a 1 milon euro cfare behet? Si zgjidhet ekuacioni.?.
    Bela per zotin.

  4. Po tashti, pas kaqe, e aqe denoncimesh nga opozita per kete bandit rilindas, a kane goje me rilindasit e perlyer qe te na hiqen qelibar, te paster, e te perkushtuar ?? PO, por vetem ne sherbim te krimit shteteror, e banditeskne te tere fijet qe ka krijuar e zhvilluar ne dem te jetes se ketij populli, qe nuk po gjen derman nga kjo shpure e trasheguar e se kaluares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *